By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SPGM dhe ShGM kërkojnë shpjegim se pse gazetarët u morën në bisedë informative
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > SPGM dhe ShGM kërkojnë shpjegim se pse gazetarët u morën në bisedë informative
Maqedoni

SPGM dhe ShGM kërkojnë shpjegim se pse gazetarët u morën në bisedë informative

admin
Last updated: 19/03/2025 12:33
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 mars – ShGM dhe SPGPM shprehin shqetësimin për thirrjen e gazetarëve në bisedë informative, mes të cilëve edhe përfaqësues të mediave pas protestës së mbrëmshme në Shkup. Nga ShGM thonë se sipas informacioneve të disponueshme, ndalimi i përdorimit të dronëve është shpallur zyrtarisht para orës 20:00, pothuajse dy orë pasi protesta kishte filluar tashmë.

Nga ShGM hedhin dyshime edhe për mënyrën se si është sjellë vendimi për ndalim të dronëve në territorin e Shkupit, pasi siç thonë, nëse sillet një vendim i tillë, “duhet të përcaktohen saktësisht dhe të jenë të disponueshme për publikun në kohën e duhur.”

“Zbatimi i përgjithshëm i ndalimit pa njoftim paraprak dhe për një qytet të tërë, si në këtë rast, nuk është në përputhje me këtë dispozitat ligjore”, thonë më tej nga ShGM.

Ata kërkojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia për Siguri Kombëtare që të japin sqarime të qarta për çështjet e mëposhtme:

Pse ndalimi i dronëve u shpall pasi protesta kishte filluar?
Sipas njoftimit, Shkupi nuk ishte i mbuluar, dhe gazetarët ende ishin të ftuar në intervistë informative?
Mbi çfarë baze ligjore mbulohen qytete të tëra, në vend të zonave specifike të parashikuara në akte nënligjore?
Pse nuk u njoftuan mediat për kufizimet në kohën e duhur?
Nga ShGM u kanë bërë thirrje gazetarëve që përsorin dronët, që “atë ta bëjnë me përgjegjësi dhe kujdes, pa i shqetësuar familjet dhe të dashurit që po kalojnë një periudhë të vështirë, sidomos në ditët në vijim kur do të bëhen varrimi i të ndjerit”.

Ndryshe, mbrëmë në Stacionin Policor në Qendër, në bisedë informative pas tubimit të madh në sheshin “Maqedonia”, janë ftuar kryeredaktori i TV21, Eroll Shakiri dhe gazetari dhe redaktori i lajmeve, Jovica Paunoski.

Sqarimi i policisë ishte se ata kanë shkuar “live” me pamje nga droni i cili ka rënduar më shumë se sa lejohet. Në Stacionin Policor, krahas policisë ka qenë edhe inspektorë nga Agjencia për Siguri Kombëtare.

Me dëshminë e tyre për ngjarjen kanë dalë pikërisht kolegët, të cilët potencuan se MPB i ka vizituar dhe më pas i ka marrë dokumentet e nevojshme, ku pas një kohë të shkurtër sërish janë kthyer dhe i kanë ftuar në bisedë informative.

“Praktikisht kemi shfrytëzuar dron sikurse dy-tre vitet e kaluara, me qëllim që të paraqesim pasqyrën reale dhe atë çfarë paraqet interes publik dhe qytetarët të jenë në kohë të informuar. Problemi i cili është paraqitur, është se jemi njoftuar se ka ndalesë të tërësishme për fluturim të çfarëdo lloj të dronëve në territorin e Shkupit, Shtipit dhe Koçanit”, tha Jovica Paunovski.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Siç thuhet, kumtesë për ndalesë aktive në Shtip dhe Koçan është marrë pas 10 minutash, pasi veç më ishin ftuar në Stacion Policor, pas çfarë kanë marrë informacion se e njëjta do të plotësohet dhe azhurnohet.

“Shfrytëzuam dron i cili është nën 245 gram, i cili me ndryshimet e fundit të ligjit, të cilat me gjasë janë miratuar në muajin janar, ato parametra ligjor janë zbritur dhe tani droni mund të fluturojë pa deklaratë të veçantë dhe leje vetëm për 200 gram”, tha Paunovski.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Aktori amerikan reagon me një fotografi nga spitali pasi u sëmur në një ndeshje të NBA – tregon se çfarë ndodhi
Next Article Nesër dhe të premten mot me diell dhe më i ngrohtë, gjatë fundjavës me vranësira me shi lokal

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?