By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Spiropali: Momenti për të treguar në Kavajë dhe Rrogozhinë se vota e 11 majit shkon përtej ngjyrave politike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Spiropali: Momenti për të treguar në Kavajë dhe Rrogozhinë se vota e 11 majit shkon përtej ngjyrave politike
Shqipëri

Spiropali: Momenti për të treguar në Kavajë dhe Rrogozhinë se vota e 11 majit shkon përtej ngjyrave politike

admin
Last updated: 21/04/2025 12:39
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Bashkëdrejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 11 majit, Elisa Spiropali u shpreh sot nga takimi me të rinjtë dhe të rejat në Spille të Kavajës ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama se në zgjedhjet e 11 majit duhet të bashkohen të gjithë pa bërë dallime të vjetra, ku shpesh të rinjtë gjenden të huaj.

Sipas Spiropalit, “shpesh politika tingëllon si një fjalë e keqe, apo pjesëmarrja duket si një angazhim që sjellë më shumë telashe se sa të mira, por faktet kanë treguar se e kundërta është e vërtetë”. “Kur të rinjtë janë bërë bashkë, burrat, gratë e këtij vendi kanë votuar si duhet, Shqipëria ka ecur përpara. Kam shumë besim që sot është momenti për të treguar në Kavajë dhe Rrogozhinë se vota e 11 majit shkon përtej ngjyrave politike, përtej dasive tona, për t’u bashkuar të gjithë për Shqipërinë 2030 në BE, për pasaportën evropiane dhe më shumë se të rinjtë dhe të rejat askush nuk e ndjen këtë nevojë”, tha Spiropali.

Në fjalën e saj, Spiropali vuri theksin te të rinjtë dhe të rejat shqiptare që janë evropianë në shpirt dhe në mendje, në sjellje, por tani ka ardhur koha që të gjithë të kenë edhe një pasaportë evropiane në letra, për më shumë dinjitet të barabartë në vendin tonë, por si qytetarë të familjes evropiane.

“Të gjithë ata që kanë udhëtuar, studiuar, punuar jashtë e dinë se çdo të thotë të mos trajtohesh si i barabartë. Kam studiuar vetë jashtë, kam jetuar shtatë vjet në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe fjala më e mirë që mund të merrje ishte “s’dukesh shqiptare”. Dhe duhet të hyje në një debat të gjatë nëpër radhë për t’ju shpejguar atyre se Shqipëria nuk ishte e tillë, dhe nuk ja shpjegoje dot se reputacioni i Shqipërisë në botë nuk është ky që është sot. Shqipëria e ka ngritur kokën në nivel ndërkombëtar, është bërë një vend me të cilin ne mund të krenohemi, jo vetëm këtu, por kudo është një vend që mirëpriti 11.7 milionë turistë në 2024”, pohoi ajo, ndërsa nënvizoi faktin se edhe në plazhin  e Spillesë, Golemit apo në plazhin e Kavajës, gjenden turistë nga mbarë bota, hotele të reja, biznese të vogla që janë plot dhe kuptojnë që Shqipëria nuk është ai vendi i njerëzve me bisht”, shtoi ajo.

“Është mision historik, për të rinjtë që të bashkohen të gjithë për ta bërë realitet këtë mundësi historike. Përkon interesi ynë kombëtar me interesin e Evropës me dëshirën e saj për ta pasur Shqipërinë pjesë të BE-së. Shqipëria është vendi që po ecën në mënyrën më të sigurt drejt BE-së. Në fillim të viteve 90’-91’, thirrja e parë e kësaj zone ishte “Shqipëri e lirë, Shqipëri evrpiane” dhe të parët dolën për ta bërë Shqipërinë të lirë dhe evropiane, e njëjta thirrje dëgjohet këtu. Shqipëria përtej dasive, Shqiëpria 2030 në BE, pasaporta evropiane që u përket të gjithëve”, pohoi Spiropali.

“PS ka fituar nëntë herë radhazi e do fitojë për herë të dhjetë, ndërsa pala tjetër kanë hallin e tyre se janë bërë bashkë në kënetë të gjitha rraqet politike të mundshme të së shkuarës e duan të mbajnë peng të ardhmen. E bën Edi Rama, dhe PS që ka treguar që në 12 vite ka vizionin, lidhjet e duhura dhe programin për ta mbyllur këtë proces në 2027, për të mbyllur ratifikimin në parlamentet evropiane dhe për ta bërë Shqipërinë brenda kësaj dekade anëtare të BE-së me të drejta të barabarta”, cilësoi Spiropali.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Majko: Jemi një hap larg BE, e humbëm një herë shansin në 96-ën
Next Article Trippier tregon kundërshtarin më të fortë me të cilin është përballur, por edhe zbulon ‘strategjinë’ e Simones për ta ndalur Messin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?