By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Spiropali: Puna e PS dhe besimi i qytetarëve, rezultati i fitores në Vorë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Spiropali: Puna e PS dhe besimi i qytetarëve, rezultati i fitores në Vorë
Shqipëri

Spiropali: Puna e PS dhe besimi i qytetarëve, rezultati i fitores në Vorë

admin
Last updated: 12/05/2025 11:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali deklaroi sot se “PS ka fituar thellë në bashkinë e Vorës”.

Në një prononcim për shtyp nga Vora, ku ka përfunduar numërimi elektronik, Spiropali tha se “edhe pse rezultati i numërimit elektronik duhet të kishte dalë që mbrëmë, ne investuam në numërimin elektronik për Vorën dhe njësinë 10 për të dalë rezultati, për të vazhduar traditën e pasqyrimit të rezultateve në kohë reale, ku bashkia Vorë do të kishte qenë bashkia e parë që do të shpallte fitoren e thellë për PS-në siç edhe rezulton nga ky numërim sot”.

“PS ka fituar në Vorë ashtu siç pritej me një diferencë të thellë për shkak të punëve të mira që kemi bërë këtu, jo vetëm rindërtimit, por edhe projektet e tjera të zhvillimit të Vorës, infrastrukturës. Gjatë punës së madhe në terren të PS-së, e cila është shumë pranë qytetarëve çdo ditë të vitit jo vetëm në muajin  e zgjedhjeve dhe ky rezultat reflekton këtë besim të madh që Vora, qarku i Tiranës dhe gjithë Shqipëria i ka dhënë Edi Ramës dhe PS-së”, nënvizoi Spiropali.

Spiropali bëri të ditur se “ne sapo e morëm rezultatin tonë, i cili u përcoll tek  KQZ dhe i takon KQZ-së të shpallë zyrtarisht rezultatin për shkak të asaj që quhej numërim elektronik, por që nuk përfundoi në një numërim elektronik”.

“Kemi diferencë shumë të thellë edhe pse kanë votuar më pak në bashkinë e Vorës PS ka një rritje në përqindje nga 2021″, tha Spiropali.

Më tej Spiropali tha se ne e kemi shpallur objektivin ton 20 mandate në qarkun e Tiranës uroj që ky vullnet i shprehur i qytetarëve të lexohet në kutitë e numërimit për PS-në, për Shqipërinë 2030 në BE”.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Përfundon numërimi në Himarë, PS 51.26% të votave dhe PD-ASHM 38.01%
Next Article Krimet zgjedhore, SPAK: U administruan 156 materiale, 39 procedime penale të regjistruara

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?