By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Spitali i Qytetit i stërmbushur nga pacientë të ardhur nga Qendra Klinike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Spitali i Qytetit i stërmbushur nga pacientë të ardhur nga Qendra Klinike
Maqedoni

Spitali i Qytetit i stërmbushur nga pacientë të ardhur nga Qendra Klinike

admin
Last updated: 07/06/2024 17:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 qershor – Spitali i Qytetit ka mobilizuar të gjitha kapacitetet për tu bërë ballë fluksit të shtuar të pacientëve të sjell nga Qendra Klinike, pasi atje nuk po funksionojë sallat e operacioneve shkaku i defektit. Kryekirurgu i Traumatologjisë në Spitalin “Shën Naumi i Ohrit” Nebojsha Nastov, tha se janë detyruar të lënë anash të gjitha operacionet elektive dhe si pasojë lista e pritjes së pacientëve në nevojë është rritur për një afat të pacaktuar. Ai tha se rastet urgjente janë shumëfishuar, pasi që vijnë nga të gjitha anët e vendit.

“Kapaciteti në tri javët e fundit është mbushur nga 95-100% në bazë ditore varësisht nga numri i të pranuarve dhe atyre të lëshuarve, por mund të them se kapaciteti është mbushur plotësisht. Kirurgjia është repart që përveç përkushtimit në punë nevojitet edhe dëshira për të ndihmuar, kështu që ne do të jemi në gjendje të mbahemi në këtë ritëm të punës për aq sa do të jetë e nevojshme. Rreth 17-25 pacientë në ditë iu nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale si raste urgjente vetëm në spitalin tonë”, tha Nebojsha Nastov, Kryekirurg i Traumatologjisë në Spitalin e Qytetit.

Ndërkaq, drejtoresha organizative e spitalit, Nermine Shaqiri, ka apeluar që sa më shpejt të tejkalohen problemet me sallat operative të Qendrës Klinike, që edhe këtu gjërat të kthehen në normalitet. Ajo tha se kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë të sjellin staf mjekësor nga institucionet tjera shëndetësore.

“Kemi marrë shkresë nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët kërkojnë riorganizim të stafit nëse kemi nevojë për ndihmë, në fakt atë po pe presim. Po sigurisht, në aspektin teknik kemi të kompletuar, rregullisht ka servise të pajisjeve dhe nuk kemi asnjë problem më atë çështje. Iu bëjmë thirrje autoriteteve që sa më shpejtë të tejkalohet atje problemi në mënyrë që situata të kthehet në normalitet”, deklaroi Nebojsha Nastov, Kryekirurg i Traumatologjisë në Spitalin e Qytetit.

Përderisa situata alarmante është në javën e tretë, autoritetet po përpiqen të gjejnë arsyen përse në disa salla të operacioneve të Kirurgjisë në “Nënë Tereza” po vjen një erë e keqe nga sistemi i ajrit të komprimuar. Ekzaminimet e ekspertëve ndërkombëtarë sugjerojnë që të ndërrohet i gjithë sistemi i ajrit dhe oksigjenit ngaqë tani 30 vite nuk është rinovuar dhe tani ka sjellë një situatë para kolapsit të sistemit shëndetësor.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Me 74 vota “për” dhe 24 “kundër” kuvendi ka miratuar nevojën për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive
Next Article Aksidentohet një shtetas i Holandës në Parkun Kombëtar të Mavrovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?