By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Strasburgu nuk i pranoi faljet e Ivanovit, por shteti duhet t’u paguajë nga 3.600 euro Janakieskit dhe Mitrovskit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Strasburgu nuk i pranoi faljet e Ivanovit, por shteti duhet t’u paguajë nga 3.600 euro Janakieskit dhe Mitrovskit
Maqedoni

Strasburgu nuk i pranoi faljet e Ivanovit, por shteti duhet t’u paguajë nga 3.600 euro Janakieskit dhe Mitrovskit

admin
Last updated: 23/06/2026 18:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 qershor Zhurnal.mk – Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka vlerësuar se shfuqizimi i faljeve që ish-presidenti Gjorge Ivanov i dha në vitin 2016 ka qenë i justifikuar dhe në përputhje me interesin publik, por njëkohësisht ka konstatuar se ish-funksionarëve Mile Janakieski dhe Kosta Mitrovski u është shkelur e drejta për gjykim të drejtë.

Vendimi është marrë në rastin “Taleski dhe të tjerët kundër Maqedonisë së Veriut”, që lidhet me procedurat penale të hapura pas anulimit të faljeve presidenciale të ndara gjatë krizës politike në vend. Rasti ishte iniciuar nga ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vladimir Taleski, i dënuar në lëndën “Transportuesi”, të ngritur nga ish-Prokuroria Speciale Publike.

Sipas vendimit të publikuar sot, Gjykata në Strasburg ka vendosur njëzëri se nuk ka pasur shkelje të nenit 6 paragrafi 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për shkak të ndërhyrjes ligjore që lejoi shfuqizimin e faljeve presidenciale dhe vazhdimin e procedurave penale ndaj aplikuesve.

Në arsyetimin e saj, Gjykata thekson se interesi publik, përgjegjësia e funksionarëve dhe sundimi i ligjit kanë peshuar më shumë sesa parimi i sigurisë juridike, duke vlerësuar se shteti kishte të drejtë t’i anulonte faljet e dhëna pa bazë të qartë ligjore në një periudhë krize politike.

Megjithatë, Strasburgu ka konstatuar shkelje të së drejtës për një proces të rregullt gjyqësor në rastin e Mile Janakieskit dhe Kosta Mitrovskit. Sipas vendimit, Gjykata Supreme nuk ka arritur të korrigjojë mangësitë e konstatuara në procedurën e apelit, me çka është cenuar e drejta e tyre për një procedurë kontradiktore dhe për gjykim të drejtë.

Për këtë arsye, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka urdhëruar shtetin që t’u paguajë Janakieskit dhe Mitrovskit nga 3.600 euro secilit si kompensim.

Rasti buron nga faljet masive që presidenti i atëhershëm Gjorge Ivanov i ndau në vitin 2016 për funksionarë të lidhur me aferën e përgjimeve, vendim që shkaktoi reagime të forta politike dhe protesta në vend. Më pas, këto falje u shfuqizuan me ligj, duke i hapur rrugë vazhdimit të procedurave penale të nisura nga PSP-ja.

Kujtojmë se në vitin 2023, Gjykata e Strasburgut kishte vendosur se aplikimet e një pjese të të akuzuarve dhe të dënuarve në lëndët e PSP-së, të cilët ishin përfshirë në faljet e Ivanovit, ishin të papranueshme.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shpërthim në një qendër kërkimore ushtarake në Turqi, dy të vdekur dhe dy të plagosur
Next Article Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?