By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1,253 familje në 35 bashki
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1,253 familje në 35 bashki
Shqipëri

Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1,253 familje në 35 bashki

admin
Last updated: 23/06/2025 09:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Përmes programit kombëtar të strehimit social, qeveria shqiptare po ofron zgjidhje të përballueshme dhe cilësore për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që nuk mund të përballojnë blerjen e një shtëpie me çmimet e tregut.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjete sociale pamje nga transformimi që ka sjellë ky program, në rehabilitimin e shtëpive të disa bashki të vendit.

Gonxhja tha se “si asnjëherë më parë, 1,253 familje në 35 bashki përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social. Nga mbështetje përfitojnë pensionistët e vetmuar; familjet me ndihmë ekonomike; familjet me një prind; familjet pa të ardhura”.

Sipas tij, me një vlerë financimi prej rreth 1 miliardë lekë nga buxheti i shtetit, ky projekt do të adresojë nevojat për përmirësimin e kushteve të banimit për 1,253 familje në nevojë në të gjithë vendin.

“Zbatimi nis në korrik-gusht 2025 dhe zgjat për dy vite. Një hap konkret drejt kushteve më të denja jetese për familjet në nevojë, përmirësim banesash, infrastrukturë rurale dhe akses më i mirë në shërbime jetike”, u shpreh ministri.

Investimet në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social 2025-2026, përfshinë bashkitë në të gjithë vendin.

Projekti përfshin investime në :

  • Banesa sociale nëpërmjet adaptimit të objekteve ekzistuese ose ndërtimit të ri;
  • Përmirësim i banesave për komunitete të pafavorizuara;
  • Përmirësim i infrastrukturës veçanërisht në zona informale;
  • Streha të përkohshme – përmes blerjes, montimit ose adaptimit të objekteve ekzistuese.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Tragjedi në Dardani të Ferizajt: Vdiq fëmija pas goditjes nga vetura në oborrin e shtëpisë
Next Article Vengu: Rritja e interesit për t’u rekrutuar në FA e prekshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?