By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Struga dhe Shkëndija e nisin me këmbë të mbarë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Struga dhe Shkëndija e nisin me këmbë të mbarë
Sport

Struga dhe Shkëndija e nisin me këmbë të mbarë

admin
Last updated: 12/08/2024 11:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Java e parë e Kampionatit të Futbollit në Maqedoninë e Veriut përfundoi me disa rezultate interesante. Befasia më e madhe, por edhe ndeshja më interesante dhe me më shumë gola u luajt në Shkup, mes FC Shkupit dhe Voska Sportit.

Struga, kampioni aktual, e nisi sezonin me një fitore të ngushtë, duke mundur Tikveshin 1:0. Shkëndija konfirmoi statusin e favoritit ndaj Besës debutuese nga Dobërdolli, duke fituar në udhëtim me rezultat 3:1. Shkupi, që pritej të ketë një ndeshje të lehtë ndaj Voskës, u përball me më shumë vështirësi nga sa mendohej. Pas një pjese të parë të barabartë 1:1, Voska kaloi në epërsi 3:1 deri në minutën e 86, por Shkupi arriti të shmangë disfatën me dy gola të vonë për të marrë një barazim 3:3.

Në Manastir, Gostivari luajti si mysafir ndaj Pelisterit, i cili është rikthyer në elitën e futbollit, dhe ndeshja përfundoi me barazim 1:1. Në ndeshjet tjera të javës, Rabotniçki mposhti Sileksin 1:0, ndërsa AP Brera triumfoi ndaj Vardarit me rezultat 3:1.

Pas ndeshjeve të javës së parë, renditja tabelare është e ndarë ndërmjet katër ekipeve që kanë fituar: Shkëndija, Struga, Rabotniçki dhe AP Brera, të gjitha me nga tri pikë. Shkupi, Voska, Gostivari dhe Pelisteri ndajnë nga një pikë secili, ndërsa në fund të tabelës, pa asnjë pikë, renditen Besa, Tikveshi, Sileksi dhe Vardari.

Java e dytë do të sjellë përsëri dy derbi të ekipeve shqiptare. Gostivari do të presë Shkupin, ndërsa Struga do të përballet me Besën. Shkëndija, si nikoqire, do të luajë ndaj Rabotniçkit, ndërsa Voska do të udhëtojë për të luajtur kundër Tikveshit. Të gjitha ndeshjet e javës së dytë do të zhvillohen më 16 gusht, me fillim në ora 17:00.

You Might Also Like

Tifozët e Omonias mblidhen në Prishtinë para duelit me Dritën në Conference League

Asani pas golit në Championsin aziatik: “Së bashku luftojmë, së bashku fitojmë”

Rasmus Hojlund dhe Amir Rrahmani ende në dyshim për ndeshjen ndaj Interit

Xabi Alonso: Guler është një kombinim në mes Ozilit dhe Gutit

Nga Asani te Manaj, Shqipëria i ka heronjtë e saj, Kuqezinjtë e ëndërrojnë Botërorin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, 15-vjeçari plagos me thikë dy bashkëmoshatarë
Next Article Bëhen 23 vite nga masakra e Lubotenit, viktima më e re ishte 6 vjeç

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?