By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Strukturë e re në ASH, Mustafi emërohet koordinator
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Strukturë e re në ASH, Mustafi emërohet koordinator
Maqedoni

Strukturë e re në ASH, Mustafi emërohet koordinator

admin
Last updated: 14/05/2026 13:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 14 maj , zhurnal.mk – Këshilltarët komunalë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët kanë zgjedhur strukturën e tyre koordinuese në një mbledhje të mbajtur në selinë e partisë në Tetovë, duke synuar rritjen e koordinimit dhe bashkëpunimit në nivel lokal. Me shumicë votash, për koordinator është zgjedhur këshilltari Huzeir Mustafi nga Kumanova, ndërsa si zëvendës-koordinatore është emëruar Belinda Amiti nga Tetova. Në përbërje të trupit koordinues janë përfshirë edhe Syarta Saliu Osmani, Daim Luçi dhe Emir Durimishi.

Mbledhja u zhvillua në prani të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, si dhe të kryetarit të Akademisë Politike të kësaj partie, prof. dr. Arianit Reka. Sipas organizatorëve, pjesëmarrja e drejtuesve të lartë i dha mbledhjes një dimension institucional dhe orientim strategjik për veprimtarinë e këshilltarëve në nivel lokal.

Në fjalën e tij, Taravari u drejtua këshilltarëve me mesazhin se roli i tyre tejkalon funksionin administrativ. “Ju jeni deputetë në nivel lokal”, theksoi ai, duke nënvizuar se mandati i tyre përfaqëson një besim të drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Ai shtoi se këshilltari komunal është figura më e afërt me qytetarin dhe ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për adresimin e nevojave dhe shqetësimeve të tyre. Sipas tij, roli i këshilltarëve është kyç në përmirësimin e cilësisë së jetës në nivel lokal dhe kërkon angazhim, përgjegjësi dhe ndërgjegje të lartë politike. Pas përfundimit të procesit zgjedhor, këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët u zotuan për mbajtjen e takimeve të rregullta dhe ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta në komunat ku ushtrojnë mandatin. Ata theksuan se bashkërendimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri për përfaqësim më efektiv të interesave të qytetarëve.

Mesazhi kryesor i mbledhjes ishte forcimi i koordinimit si detyrim ndaj qytetarëve, duke e parë këshilltarin komunal si lidhjen më të drejtpërdrejtë mes pushtetit lokal dhe qytetarit, me rol jo vetëm përfaqësues, por edhe zgjidhës të problemeve konkrete.

You Might Also Like

Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh

Përmbytje dhe mot i keq në Shkup: Gjorgjievski paralajmëroi ndërhyrje urgjente nëpër qytet

Aktakuzë kundër drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë për marrje ryshfeti

Toshkovski dhe Daçiq nga Tabanoca e nisën fushatën “në timon të pushuar”

BDI: Për 2 vjet kemi bllokadë të projekteve strategjike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Haxhiu: Drejtësia për Qyshkun, Zahaqin dhe Pavlanin është detyrim shtetëror
Next Article Osmani dhe Abdixhiku bëjnë homazhe në Qyshk: Drejtësia për viktimat e luftës mbetet obligim kombëtar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nga samiti i Ankarasë të dërgojmë një sinjal mbështetjeje për Ukrainën
Bota
Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror
Shqipëri
Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes
Shqipëri
Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?