By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Stubb: Ishte e drejtë që formulimi për Ukrainën të hiqej nga deklarata e Shenzhenit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Stubb: Ishte e drejtë që formulimi për Ukrainën të hiqej nga deklarata e Shenzhenit
Bota

Stubb: Ishte e drejtë që formulimi për Ukrainën të hiqej nga deklarata e Shenzhenit

admin
Last updated: 28/11/2026 13:26
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Berlin, 20 nëntor, Argument – Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, zbuloi se në projektdeklaratën e përbashkët të takimit tripalësh mes presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Kinës ishte parashikuar një pikë, që lidhej me Ukrainën, por ajo u hoq nga dokumenti përfundimtar me kërkesë të palës amerikane.

Në një intervistë për gazetën finlandeze “Helsingin Sanomat”, Stubb bëri të ditur se formulimi i kësaj pike, nuk ishte konsideruar i përshtatshëm nga SHBA-ja dhe se Uashingtoni kishte kërkuar ndryshimin e dokumentit përpara miratimit të tij.

“Formulimi nuk ishte i përshtatshëm dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën ta hiqnin. Mendoj se kjo ishte gjëja e duhur për t’u bërë”, deklaroi presidenti finlandez.

Sipas tij, informacioni mbi përmbajtjen dhe përgatitjen e versionit përfundimtar të deklaratës, u bë i njohur gjatë diskutimeve jozyrtare mes liderëve evropianë, në kuadër të takimit të Koalicionit të Vullnetshmëve në Berlin.

Stubb nuk bëri të ditur se çfarë parashikonte konkretisht pika e hequr dhe as formulimin, që ishte përdorur në projektin fillestar.

Për këtë arsye, nuk është e mundur të përcaktohet nëse ajo përmbante propozime për zgjidhjen e luftës, kushte për Ukrainën apo formulime të tjera politike.

Takimi tripalësh në Kinë dhe deklarata për paqen

Takimi mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit kinez Xi Jinping u zhvillua dje në qytetin Shenzhen të Kinës.

Takimi tripalësh u përqendrua në çështje të sigurisë ndërkombëtare dhe në mundësitë e uljes së rreziqeve bërthamore.

Pas tij, u publikua një dokument i përbashkët i titulluar “Deklarata për Paqen e Krerëve të Shteteve të Rusisë, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Megjithëse lufta në Ukrainë ishte një nga çështjet e diskutuara, gjatë kontakteve mes liderëve, dokumenti përfundimtar nuk përmbante asnjë pikë të drejtpërdrejtë për konfliktin ruso-ukrainas.

Sipas raportimeve, deklarata trajtonte reformimin e Kombeve të Bashkuara, respektimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë shtetërorë, përfshirë krerët e shteteve, si dhe nevojën për dialog mbi reduktimin e rreziqeve bërthamore dhe mospërhapjen e armëve bërthamore.

Telefonata e Trump me liderët evropianë në Berlin

Stubb zbuloi gjithashtu detaje nga telefonata e zhvilluar dje nga Donald Trump me pjesëmarrësit e takimit të Koalicionit të Vullnetshmëve në Berlin, pasi presidenti amerikan kishte përfunduar takimet në Kinë.

Sipas presidentit finlandez, Trump theksoi se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë, në mënyrë që vendet evropiane të mund t’i përdorin fondet e tyre për qëllime të tjera.

Stubb sqaroi se deklarata e Trump nuk ishte një kërkesë për ndërprerjen e mbështetjes evropiane për Ukrainën.

Presidenti amerikan la gjithashtu, të kuptohej se vendet evropiane duhet të vendosin kontakte të drejtpërdrejta me presidentin rus, Vladimir Putin, për çështjen e përfundimit të luftës.

“Fakti është se në Rusi ka vetëm një person që vendos për çështjet e luftës dhe paqes, dhe ai është presidenti Vladimir Putin”, tha Stubb.

Takimi i zhvilluar në Berlin mblodhi liderë dhe përfaqësues të më shumë se 40 vendeve, përfshirë Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në diskutime u trajtuan ndihma ushtarake, forcimi i mbrojtjes ajrore, garancitë e sigurisë dhe rindërtimi i Ukrainës.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lagarde: Evropa duhet të veprojë përpara se krizat të bëhen të pakthyeshme
Next Article “Kush ju dha të drejtën të na vrisni?” – Protestë para Qeverisë në Shkup, gratë kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?