By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Studentët nga Klubi i të rinjve shqiptar në Kroaci sensibilizojnë eurodeputet per kërkesat e studentëve në RMV
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Studentët nga Klubi i të rinjve shqiptar në Kroaci sensibilizojnë eurodeputet per kërkesat e studentëve në RMV
Maqedoni

Studentët nga Klubi i të rinjve shqiptar në Kroaci sensibilizojnë eurodeputet per kërkesat e studentëve në RMV

admin
Last updated: 23/06/2026 16:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 qershor, Zhurnal.mk – Studentët shqiptarë po vazhdojnë përpjekjet për ndërkombëtarizimin e kërkesës së tyre që provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe.

Studenti Zijahudin Elezi, së bashku me Rinor Bugujevcin, kryetar i Klubit të të Rinjve Shqiptarë në Kroaci, kanë njoftuar se kanë adresuar shqetësimet e studentëve shqiptarë në Parlamentin Evropian përmes një letre drejtuar eurodeputetit kroat, Davor Ivo Stier.

Sipas tyre, prej muajsh studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kërkojnë të drejtën për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke e konsideruar këtë një kërkesë legjitime dhe në përputhje me statusin kushtetues të gjuhës shqipe në vend.

“Në letrën drejtuar eurodeputetit Davor Ivo Stier kemi theksuar të gjitha shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Ne, të bashkuar nga çdo cep i botës, do të punojmë që zëri i shqiptarëve të dëgjohet në çdo institucion ndërkombëtar”, thuhet në reagimin e tyre.

Elezi dhe Bugujevci theksojnë se studentët dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut mund të anashkalohen nga politika, por nuk mund të heshten në përpjekjet e tyre për të realizuar të drejtat që u takojnë.
Nisma e tyre vjen në një kohë kur debati për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet dhe proceset profesionale në vend vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara në opinionin publik shqiptar.

Ndryshe nisma për sensibilizimin e institucioneve dhe opinionit evropian lidhur me të drejtat gjuhësore të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut ka lindur nga vetë studentët, të cilët prej muajsh kërkojnë që provimi i jurisprudencës (provimi i shtetit) të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe. Në kuadër të këtij angazhimi, studenti Zijahudin Elezi ka kontribuar në përcjelljen e shqetësimeve të studentëve dhe në krijimin e kontakteve që mund të ndihmojnë në promovimin e kësaj çështjeje në nivel evropian.
Kësaj iniciative i është bashkuar edhe Klubi i të Rinjve Shqiptarë në Republikën e Kroacisë, i udhëhequr nga kryetari Rinor Bugujevci, duke ofruar mbështetje për përcjelljen e kërkesave të studentëve tek institucionet evropiane. Si hap i parë konkret, është përgatitur një letër drejtuar eurodeputetëve dhe përfaqësuesve të tjerë relevantë, ndërsa parashikohen edhe takime me ta, ku krahas përfaqësuesve të Klubit, do të kontribuojë edhe Zijahudin Elezi në paraqitjen e qëndrimeve dhe kërkesave të studentëve nga Maqedonia e Veriut.
Përmes këtyre aktiviteteve synohet që zëri i studentëve shqiptarë të dëgjohet më gjerësisht në Evropë dhe që çështja e të drejtave të tyre të trajtohet në përputhje me standardet evropiane, Marrëveshjen e Ohrit dhe dispozitat kushtetuese të Maqedonisë së Veriut.

You Might Also Like

Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar

Australia hap dyert për qytetarët e Evropës

Georgievski: E formova VMRO-në për të shpëtuar nga kthetrat serbe

Editorial / Ku ateroi letra e Ali Ahmetit që ia shkroi Donald Trumpit?

Çavuşoğlu: BE-ja të jetë e sinqertë – Maqedonisë iu kërkua të ndryshojë flamurin dhe emrin, ndërsa tani t’i pranojë se nuk janë maqedonas

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Xhixho: Tirana, qyteti i dytë më i shtrenjtë në Europë
Next Article Gjykata Kushtetuese: Rritja e pagave është me efekt të shtyrë, Kuvendi ka afat deri më 1 tetor për të ndërhyrë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
Kronika
Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç
Bota
Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar
Maqedoni
Australia hap dyert për qytetarët e Evropës
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?