By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Studentët serbë mbi 24 orë mbajnë të bllokuar një urë në Novi Sad
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Studentët serbë mbi 24 orë mbajnë të bllokuar një urë në Novi Sad
Bota

Studentët serbë mbi 24 orë mbajnë të bllokuar një urë në Novi Sad

admin
Last updated: 02/02/2025 17:05
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Studentët në Serbi e zgjatën deri në orët e mbrëmjes bllokimin e një ure mbi lumin Danub në Novi Sad, ku e kaluan natën si pjesë e lëvizjes së tyre në rritje kundër korrupsionit dhe kërkesave për ndryshime të mëdha në vendin ballkanik.

Dhjetëra fermerë parkuan traktorët e tyre pranë urës e cila quhet “Ura e Lirisë”, duke thënë se duan të ruajnë studentët nga incidentet dhe sulmet e mundshme nga simpatizantët e Presidentit të fuqishëm të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Banorët e Novi Sadit u sollën çaj dhe kafe, petulla, pasta dhe ushqime të gatuara studentëve protestues.

Studentët e universiteteve në Serbi po drejtojnë një lëvizje masive kundër korrupsionit, e cila u nxit nga shembja e një çatie betoni në stacionin qendror të trenit në Novi Sad më 1 nëntor, duke lënë pas vetes 15 te vdekur.

Kritikët besojnë se korrupsioni çoi në një punë të ngadaltë gjatë rindërtimit të stacionit të trenit në Novi Sad, mbikëqyrje të dobët dhe mosrespektim të rregulloreve ekzistuese të sigurisë. Çështja u shndërrua në simbol të pakënaqësisë më të gjerë mbi sundimin e ligjit në Serbi.

“Mënyra e vetme për t’i dhënë fund kësaj (protestave) është që të gjitha kërkesat tona të përmbushen”, tha studentja Lucija Maslakoviç. Studentët kërkojnë një hetim të plotë, publikim të të gjitha dokumenteve të rinovimit të stacionit hekurudhor dhe ndëshkimin e përgjegjësve për shembjen e çatisë.

Protestat e përditshme në gjithë Serbinë paraqesin një sfidë të madhe për Presidentin Vuçiç. Lëvizja e studentëve detyroi kryeministrin Milosh Vuçeviç, një aleat i Vuçiçit të jap dorëheqje në fillim të kësaj jave.

Mediat pro qeveritare të kontrolluara fort, i kanë injoruar kryesisht protestat, duke përcjellë herë pas here lajme të rreme dhe fotografi që shfaqin rrugë të zbrazëta dhe duke pretenduar se tubimi në Novi Sad ishte një “katastrofë” për shkak të asaj që ata thanë se ishte pjesëmarrja e ulët.

Televizioni shtetëror RTS bëri një përjashtim të papritur të shtunën duke transmetuar drejtpërdrejt protestën në Novi Sad, ku morën pjesë dhjetëra mijëra veta.

Partia Përparimtare Serbe në pushtet reagoi shpejt, duke dënuar ashpër “mbulimin skandaloz” të bllokadës së urave në Novi Sad. Sipas partisë së Vuçiçit, televizioni shtetëror ka “shkelur të gjitha rregullat dhe vlerat e gazetarisë objektive dhe të paanshme me raportimet e tij skandaloze”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Studentët qëndruan në një nga urat e Novi Sadit gjatë gjithë natës pasi bllokuan të tre urat e qytetit për disa orë të shtunën. Dhjetëra mijëra njerëz u bashkuan, duke shtuar trysninë ndaj populistëve në pushtet.

“Unë i mbështes ata plotësisht, nuk mund ta besoj se sa mirë janë organizuar, sa të pjekur dhe të mirë janë”, tha Jelena Gjorgjeviç, një profesoreshë universiteti nga Novi Sadi. “Ata janë thjesht të jashtëzakonshëm”, tha ajo.

Protesta e studentëve kanë qëlluar në shenjë në Serbinë e rrënuar nga korrupsioni, ku pak qytetarë besojnë se institucionet shtetërore, të cilat janë nën kontrollin e fortë populist, po punojnë në interes të publikut. Shumë besojnë se shembja e çatisë në stacionin e trenit ishte në thelb pasojë e korrupsionit të qeverisë në një projekt të madh infrastrukturor me kompani shtetërore kineze./ VOA

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Presidenti i përkohshëm sirian viziton Arabinë Saudite – sinjal potencial për Iranin
Next Article Nga muaji mars do të rriten pagat e arsimtarëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?