By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sulejmani dhe Hasani përplasen për projektet infrastrukturore: Kush i ka meritat?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sulejmani dhe Hasani përplasen për projektet infrastrukturore: Kush i ka meritat?
Maqedoni

Sulejmani dhe Hasani përplasen për projektet infrastrukturore: Kush i ka meritat?

admin
Last updated: 05/11/2026 21:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 nëntor argument.mk/ – Driton Sulejmani nga VLEN dhe Ilir Hasani nga BDI janë përplasur në emisionin “Debat në Shenja” lidhur me projektet infrastrukturore dhe raportet mes partnerëve të koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe VLEN. Sulejmani tha se çështja e Bërvenicës nuk ka ndikuar në raportet mes dy subjekteve politike, ndërsa theksoi se kanë filluar të lëvizin punët në disa projekte të rëndësishme rrugore, përfshirë rrugën Tetovë-Prizren.

“Raportet VMRO-VLEN janë ashtu siç kanë qenë më herët. Çështja e Bërvenicës nuk ka ndikuar në raportin tonë. Shumë punë janë në rrugë për t’u zgjidhur”, deklaroi Sulejmani.

Ai kritikoi qeverisjen e kaluar të BDI-së, duke përmendur se për vite me radhë është folur për rrugën Shkup-Bllacë, ndërsa theksoi se aktualisht kanë filluar të lëvizin punët edhe në projektin Tetovë-Prizren, i cili sipas tij do ta afrojë vendin me Shqipërinë dhe Kosovën.

Nga ana tjetër, Ilir Hasani reagoi ndaj këtyre deklaratave, duke akuzuar VLEN-in për mospërputhje mes deklaratave dhe qëndrimeve të mëparshme për projektet infrastrukturore.

Hasani tha se Korridori 8 ka qenë projekt i BDI-së dhe rikujtoi se, sipas tij, VLEN gjatë kohës në opozitë kishte kundërshtuar këtë projekt, madje kishte ngritur edhe akuza për korrupsion ndaj kompanive të përfshira.

Ai gjithashtu akuzoi qeverisjen e kaluar se kishte ndërprerë procedurat tenderuese për rrugën Shkup-Bllacë me arsyetimin e ndryshimit të trasesë, për të përfunduar më pas sërish në të njëjtën trase.

“Nuk është e këndshme të manipulohet opinioni se ju po e bëni rrugën Shkup-Bllacë”, u shpreh Hasani.

Sulejmani iu kundërpërgjigj duke thënë se qytetarët duhet të shohin rezultatet konkrete dhe jo vetëm deklaratat politike.

“Është realitet. Nuk e di sa mund t’ju besoj juve, kur ato rrugë, ato punë nuk janë askund. S’ka pasur rrugë”, deklaroi Sulejmani.

You Might Also Like

Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?

Në Budva ministri Shasivari takon edhe homologen kosovare, Donika Gërvalla

Mucunski: KE konfirmon përparim në disa fusha, kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE

Trifunovski: Dënimet për 27 prillin janë drakonike, jam i gatshëm të dëshmoj në një rigjykim

Ndryshime në delegacionet dhe komisionet parlamentare, Rina Ajdari dhe Diana Toska marrin pozita të reja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shasivari në Budva takon ministrin e Drejtësisë së Malit të Zi, Bojan Bozhoviq
Next Article Hekurudha me humbje prej mbi 75 milionë eurosh dhe infrastrukturë të vjetruar, çfarë zbuluan revizorët?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?