By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sulm me raketë, dëmtohet kulla ku ndodhet fondi sovran i Arabisë Saudite
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Sulm me raketë, dëmtohet kulla ku ndodhet fondi sovran i Arabisë Saudite
Bota

Sulm me raketë, dëmtohet kulla ku ndodhet fondi sovran i Arabisë Saudite

admin
Last updated: 28/11/2026 12:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Riad, 19 nëntor, Argument – Një kullë 80-katëshe në lagjen financiare të Riadit, ku ndodhet selia e Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF), është dëmtuar sot, pasi mbetjet e një rakete të lëshuar nga rebelët Houthi ranë në kryeqytetin saudit.

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi se kishte interceptuar raketën, ndërsa dëmtimet në ndërtesë u konfirmuan nga dëshmitarë okularë për agjencinë franceze të lajmeve AFP.

Sipas dëshmitarëve, fasada e kullës është dëmtuar në disa kate dhe një pjesë e xhamave janë thyer.

“Fasada është dëmtuar në disa kate, ndërsa xhamat janë thyer”, deklaroi një burim për AFP-në, duke kërkuar të mbetej anonim. Dy burime të tjera konfirmuan dëmtimet.

Kjo është ndërtesa është më e lartë në lagjen financiare të Riadit dhe strehon selinë e PIF-it, fondit shtetëror që administron investimet e mëdha të Arabisë Saudite në sektorë si energjia, teknologjia, turizmi dhe infrastruktura.

Sulmi vjen pas një incidenti tjetër në fillim të nëntorit, kur një rrokaqiell në pronësi të kompanisë saudite të naftës “Aramco”, në të njëjtën lagje financiare, u dëmtua gjithashtu nga një sulm i atribuuar rebelëve Houthi.

Houthit janë një grup i armatosur jemenas, i mbështetur nga Irani, që prej vitesh është përfshirë në konfliktin në Jemen dhe ka kryer sulme ndaj objektivave saudite.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të shtunën në Ohër do të mbahet një protestë paqësore civile kundër femicidit
Next Article Trump fajëson Obamën për afrimin e Rusisë me Kinën: I nxiti drejt njëra-tjetrës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?