By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sunaj Raimi, kryetar i ri i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Sunaj Raimi, kryetar i ri i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”
Kulturë

Sunaj Raimi, kryetar i ri i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”

admin
Last updated: 25/03/2024 13:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” – Kumanovë, e mbajti Kuvendin e 7-të zgjedhor. Me këtë rast, kryetari i deritashëm, Fatos Rushiti, raportoi për aktivitetet e kryera gjatë mandatit katërvjeçar, duke theksuar faktin se jemi ndër klubet e vetme në mbarë hapësirën shqiptare që funksionojmë pandërprerë më tepër se tri dekada me radhë. Për çdo vit me nivel është mbajtur manifestimi tradicional “Takimet Poetike të Karadakut”, rregullisht është botuar revista më jetëgjatë kulturore shqiptare në Maqedoninë e Veriut “Doruntina” dhe libra të ndryshme, kryesisht të anëtarëve të klubit.

Pas diskutimeve dhe miratimit të raportit, kuvendarët zgjodhën me unanimitet edhe kryesinë e re të klubit, e cila do të udhëheq në mandatin e ardhshëm katërvjeçarë. Kështu, për kryetar të klubit njëzëri u zgjodh poeti, kantautori dhe profesori universitar Sunaj Raimi, njëri nga anëtarët më të vjetër të klubit, i cili vazhdimisht ka qenë aktiv në të gjitha aktivitetet letrare dhe kulturore – artistike të organizuara në vend dhe jashtë. Për nënkryetarë u zgjodhën poetët Selajdin Shabani e Arben Ibrahimi, gjithashtu anëtarë shumë aktivë që nga fillimet e para të klubit, kurse për sekretar u zgjodh poeti i ri dhe me perspektivë Emrah Bilalli.

Kryesia e re u zotua se do të vazhdojë me realizimin e plan-programit të paraparë të punës, begatimin e klubit me përmbajtje të reja letrare dhe artistike, si dhe bashkëpunimin me klubet tjera në mbarë hapësirën shqiptare dhe më gjerë.

You Might Also Like

KUR MBETESH VETËM

Çairi organizon për herë të parë Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia”

E PORTOKALLTA

TAKIMI

Nga 13 korriku, Tetova në festë me program kulturor dhe sportiv

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Serbia, përmes rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, përgaditet për luftë
Next Article Për një javë janë regjistruar 72 raste të reja të kollës së mirë, nëntë fëmijë të hospitalizuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?