By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sunak i vendosur të “dëbojë” emigrantët nga Britania, analiza: Kur do të nisin fluturimet e para për në Ruandë?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Sunak i vendosur të “dëbojë” emigrantët nga Britania, analiza: Kur do të nisin fluturimet e para për në Ruandë?
Bota

Sunak i vendosur të “dëbojë” emigrantët nga Britania, analiza: Kur do të nisin fluturimet e para për në Ruandë?

admin
Last updated: 18/03/2024 09:57
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Nëse bëhet fjalë për refugjatët, 91 vjeçari, Lord Dubs e humb toruan. “I turpshëm” është plani i qeverisë britanike, të dërgojë refugjatët në Ruandë, thotë ai, kjo dëmton imazhin e mirë të Britanisë së Madhe.

Se si ndjehesh kur e braktis familjen dhe vendlindjen, Alfred Dubs e ka provuar vetë.

Në Moshën 6 vjeçare me një tranposrt fëmijësh ai erdhi në Londër nga Praga, për t’i shpëtuar Holokaustit. Sot ai është deputet i Partisë Laburiste në Dhomën e Lartë të parlamentit dhe angazhohet për refugjatët.

Deri tani lordët kanë refuzuar miratimin e ligjit të ashtuquajtur ligji i Ruandës, dhe e kanë shtyrë këtë. Ndër të tjera, sepse ai shkel të drejtën ndërkombëatë.

Por në fund ata do të dorëzohen, gjykon Dubs, në fund të fundit konservatorët përbëjnë grupin më të madh në Dhomën e Lartë. Dhe shpirti luftarak i lordëve, shpesh të moshuar, ka rënë, beson ai.

Konservatorët e ndjekin prej vitesh planin e Ruandës

Kryeministri britanik, Rishi Sunak e ka kthyer në prioritet “ndalimin e gomoneve”. Gati 30.000 refugjatë në vitin e kaluar erdhën me gomone përmes Kanalit të La Manshës. Këta dhe persona të tjerë që kanë hyrë ilegalisht në vend nga viti 2022 kërcënohen nga dëbimi në Ruanda.

Pavarësisht prejardhjes, dhe pa verifikim të kërkesës për azil ata do të dërgohen në vendin afrikanolindir dhe do të bëjnë aty kërkesën për azil në Britaninë e Madhe.

Boris Johnson ishte kryeministri i parë që e nisi një fluturim të tillë, me një grup refugjatës që do të niseshin për në Kigali, megjithë protestat e organizatave për të drejtat e njeriut. Gjykata Europiane e pengoi Johnson në minutën e fundit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

140 milionë paund ka transferuar britanikët në Ruanda, por deri tani asnjë refugjat nuk ka parë tokën ruandeze. Edhe Gjykata e Lartë Britanike e deklaroi joligjor këtë plan, sepse Ruanda nuk është vend i tretë i sigurtë.

Këtu qeveria ka bërë disa përmirësime dhe ka negociaur një marrëveshje të re me vendin afrikanolindor, ku ky i fundit suguron, se nuk do të dëbojë askënd në vendin origjinë.

Kryeministri, Sunak argumenton, se strehimi i refugjatëve në hotele kushton për ditë 6 milion paund. Me dëbimet në Ruanda ai pret një efekt frikësimi.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sunak apeloi, që lordët të mos i dalin kundër “vullnetit të popullit”, kryeministri beson, se me një politikë të ashpër azili do të fitojë pikë në elektorat.

Dikur ishte kundër martesës së të njëjtës gjini, ministrja e Jashtme australiane martohet me të dashurën
Efekti frikësues i paqartë

Po a do t’i trembë një ligj i tillë refugjatët? Këtu mendimet ndahen. Jacquline McKenzie, avokate për të drejtat e njeriut në Londër përfaqëson një irakian që do duhej të dëbohej në Ruanë, para se Gjykata Europiane ta pengonte fluturimin. Ky person ndidhej ndërkohë i lidhur në autobus për të shkuar në avion.

Përvoja e tij është traumatike, thotë ajo. Ndërkohë ai ka mundur të provojë, se ishte viktimë e tregtisë me njerëz dhe mund të qëndrojë me leje qëndrimi në Britaninë e MAdhe. McKenzie nuk beson tek efekti frikësues. “Ne flasim prej vitesh për Ruandën dhe njerëzit vazhdojn të vijnë.”

Nikolai Posner nuk është aq i sigurtë për këtë. Ai punon për organizatën franceze të refugjatëve, Utopua 56 dhe ndodhet shpesh në qytetin verior francez port Kale, ku migrantët i hyjnë rrugës së rrezikshme.

Kur ky plan u bë i ditur para dy vitesh, ka pasur vërtet më pak kalime detare, “deri sa kontrabandistët i ulën çmimet”, kjo mund të ndodhë edhe tani. Ai kërkon rrugë të sigurta dhe legale.

Shqipëria 15 vjet në NATO, Peleshi: Fatlumë që jemi pjesë e kësaj hapësire, vlerësim për kontributin e përfaqësuesve tanë
Në dorën e kryeministrit

Nëse ligji miratohet në ditët e ardhshme, nuk është e qartë, se kur do të fillojnë fluturimet e para. McKenzie është e mendimit megjithatë se kjo çështje do të vazhdojë të trajtohet në gjykata.

Por kryeministri Sunak duket i vendosur të dëbojë refugjatët e parë sa më shpejt.

Ai e ka marrë në dorë si kryeministër çështjen e migracionit, dhe nëse gjërat do të zhvillohen si dëshiron ai, do të kalonin vetëm pak ditë deri sa të kryhet fluturimi i parë, nëse ligji miratohet.

Lordi Dubs është i zemëruar. Në fund të fundit, Britania e Madhe ka qenë vend themelues i Gjykatës Europiane, nënshkruese e Konventës së Gjenevës për Refugjatët.

Lordi Dubs nuk e duron dot, që vendi që e pranoi atë si fëmijë me kaq përzemërsi, “tani jep një shembull kaq të keq”, ai do të vazhdojë të luftojë kundër ligjit të Ruandës sa të mundet./DW

You Might Also Like

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Shekerinska: Bosnja dhe NATO po hedhin një hap më tej

Pamje prekëse nga Kharkivi – policia ukrainase shpëton fëmijët pas sulmit me dron rus në kopsht

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article E ndaluan për kontroll – policia gjen armë dhe fishekë në veturën e 39 vjeçarit nga Gjilani
Next Article I vetëm kundër tifozëve të tij, ky ishte futbollisti i vetëm i Trabzonsporit që i doli në ndihmë Fenerbahces

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?