By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takim i Dimitrieska-Koçoskës me ministrin turk të thesarit dhe financave Shimshek, dakordohet intensifikim i bashkëpunimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takim i Dimitrieska-Koçoskës me ministrin turk të thesarit dhe financave Shimshek, dakordohet intensifikim i bashkëpunimit
Maqedoni

Takim i Dimitrieska-Koçoskës me ministrin turk të thesarit dhe financave Shimshek, dakordohet intensifikim i bashkëpunimit

admin
Last updated: 06/05/2025 11:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 maj – Në takimin e ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska me ministrin turk të Thesarit dhe Financave, Mehmet Shimshek u dakordua bashkëpunim intensiv midis dy ministrive në fushën e politikës tatimore dhe luftës kundër krimit financiar, në këtë takim morën pjesë edhe drejtorët e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova dhe Drejtorisë së Policisë Financiare, Sllobodan Ivanovski.

Drejtoritë tatimore, siç u dakordua në këtë takim në Ministrinë e Financave të Turqisë, do të punojnë në shkëmbimin e drejtpërdrejtë të informacioneve lidhur me risqet tatimore, kontrollet tatimore dhe aktivitetet e ngjashme të përbashkëta, me qëllim monitorimin e obliguesve tatimorë, që mund të ndikojnë në pagesën e tatimeve në të dyja vendet.

Ministrja potencoi se Drejtoria e të Ardhurave Publike ka rol të rëndësishëm në arkëtimin e të ardhurave buxhetore, me ç’rast të gjitha aktivitetet dhe masat që po ndërmerren kanë rëndësi të madhe për rritjen e efikasitetit të arkëtimit të të ardhurave tatimore, si dhe zbatimin e përvojave ndërkombëtare.

Në këtë drejtim u përcaktua dhe nevoja e bashkëpunimit të ardhshëm mes Drejtorisë së Policisë Financiare dhe Njësisë së Hetimeve të Krimeve Financiare përmes shkëmbimit të njohurive dhe përvojave për praktika të mira. Njëkohësisht u potencua dhe rëndësia e shkëmbimit efikas dhe në kohë të të dhënave dhe informacioneve, si dhe ndërtimit të kapaciteteve institucionale përmes shkëmbimit të njohurive dhe përvojave.

Të dy ministrat shkëmbyen mendime në lidhje me gjendjen aktuale në nivel global dhe masat që po ndërmerren për ballafaqimin e sfidave.

Dje, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, në kuadër të vizitës së punës  në Ministrinë e Tregtisë në Turqi, u takua me ministrin Omer Bollat, ndërsa nesër do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Euroaziatik.  Në kuadër të delegacionit të udhëhequr nga ministrja marrin pjesë edhe sekretarja shtetërore e Ministrisë së Financave, Andriana Matlioska, shefja e kabinetit, njëherazi këshilltare e posaçme në Ministrinë e Financave, Katerina Antovska, si dhe drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova, drejtori i Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski dhe drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Sllobodan Ivanovski.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Nuk mund të kishte qenë më epike”, Mourinho flet për natën ikonike të Ligës së Kampionëve në Camp Nou në vitin 2010
Next Article Nikolloski: Hekurudha e shpejtë e Korridorit 10 do të sjellë shumë fitim për Maqedoninë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?