By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takim i ministrit Mucunski me ministrat e punëve të jashtme të Lituanisë, Egjiptit dhe Jordanisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takim i ministrit Mucunski me ministrat e punëve të jashtme të Lituanisë, Egjiptit dhe Jordanisë
MaqedoniTOP LAJM

Takim i ministrit Mucunski me ministrat e punëve të jashtme të Lituanisë, Egjiptit dhe Jordanisë

admin
Last updated: 01/09/2025 20:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shtator – Në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot zhvilloi takime të ndara me ministrin e punëve të jashtme të Lituanisë, Kestutis Budris, ministrin e punëve të jashtme të Republikës Arabe të Egjiptit, Badr Abdelati, si dhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme dhe emigrantëve të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Ajman Al-Safadi, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Në takimin me ministrin lituanez, Mucunski shprehu kënaqësinë që këtë vit të dy vendet mike shënojnë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe vazhdojnë të ndërtojnë marrëdhënie partneriteti dhe dialog aktiv politik, duke ndarë interesa të përbashkëta strategjike për paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet. Ai theksoi se Lituania është një aleat i rëndësishëm brenda NATO-s dhe një mbështetës i rëndësishëm i procesit të integrimit evropian të vendit tonë.

Ministri Mucunski shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore të Lituanisë për integrimin e Maqedonisë në BE dhe për vizionin e saj strategjik në lidhje me zgjerimin e Unionit dhe të ardhmen evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai veçanërisht e theksoi ndihmën eksperte dhe teknike të Lituanisë në përmbushjen e kritereve evropiane.

“Të dy ministrat riafirmuan angazhimin e tyre për të promovuar dhe thelluar më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e përgjithshëm dypalësh, bazuar në miqësi të thellë dhe vlera të përbashkëta”, thuhet në kumtesë.

Në takimet me ministrat e Egjiptit dhe Jordanisë u theksua angazhimi i përbashkët për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe, kryesisht në nivel politik, por edhe në fushat e ekonomisë, tregtisë, kulturës dhe arsimit.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dita e parë e shkollës për fëmijët e tij, Alban Skënderaj uron nxënësit për këtë vit! Këngëtari ndan foton e veçantë familjare
Next Article Mickoski: AZ dhe ASK janë marrë plotësisht me opozitën e atëhershme, me mua, me biznesmenë dhe gazetarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?