By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takim i Toshkovskit, Bushit dhe Bojmacalievit me ambasadorin britanik Loson
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takim i Toshkovskit, Bushit dhe Bojmacalievit me ambasadorin britanik Loson
Maqedoni

Takim i Toshkovskit, Bushit dhe Bojmacalievit me ambasadorin britanik Loson

admin
Last updated: 15/02/2024 14:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 shkurt –  Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendësministri Nazim Bushi dhe zëvendësministri plotësues, Mitko Bojmacaliev sot realizuan takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës, Metju Loson, informon MPB.

Në takim, ministri Toshkovski u referua në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve policore të dy vendeve, për veprim më efektiv në suprimimin e kërcënimeve ndërkombëtare për sigurinë publike dhe krimin ndërkombëtar, me theks të veçantë në luftën më efikase dhe efektive kundër krimit të organizuar.

Ai në pika të shkurta e njoftoi ambasadorin Loson për funksionimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, e cila ka një përgjegjësi të madhe në realizimin e zgjedhjeve të ardhshme. Në këtë drejtim, roli i Ministrisë së Punëve të Brendshme është që të veprojë ligjërisht dhe profesionalisht në organizimin dhe zbatimin e një procesi zgjedhor të drejtë dhe demokratik. Në këtë kontekst, ministri Toshkovski theksoi pamundësinë që në përputhje me Ligjin në kuadër të 15-të vendeve udhëheqëse në Ministri të emërojnë shefin e SPB Tetovë, me çka cenohet mundësia për të qenë garantues i procesit zgjedhor për atë zonë.

Ministri Toshkovski shpjegoi masat e ndërmarra për të lehtësuar procedurat për nxjerrjen e dokumenteve personale në mënyrë që qytetarët të mund t’i marrin dokumentet personale në mënyrë dinjitoze. Në këtë kontekst, ai vuri në dukje respektimin e procedurave ligjore për periudhën e vlefshmërisë së dokumenteve të udhëtimit, duke e vendosur veten në rolin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në lidhje me lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Në takim, ambasadori Loson e potencoi rolin e Ministrisë së Punëve të Brendshme si garantuese e zgjedhjeve të sigurta, të ndershme dhe demokratike. 

Në të njëjtën kohë, ai përshëndeti bashkëpunimin e suksesshëm bilateral ndërmjet dy vendeve dhe Ministrive të Punëve të Brendshme, duke theksuar projektet aktuale në drejtim të rritjes së kapaciteteve të policisë së Maqedonisë dhe avancimit të bashkëpunimit operativ në fushën e krimit të organizuar, thuhet në kumtesë.

Zëvendësministri plotësues Bojmacaliev u falënderua për bashkëpunimin e deritanishëm me Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht për realizimin e mundësisë së njohjes së patentë shoferëve. Njëkohësisht ai theksoi se udhëheqja e Ministrisë së Punëve të Brendshme në këtë përbërje të Qeverisë teknike, për momentin funksionon profesionalisht dhe ligjërisht, pa ndikime politike, gjë që konfirmon përkushtimin në organizimin e zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article VMRO-DPMNE ka parashtruar kallëzim penal kundër Oliver Spasovskit
Next Article Kostadinovska Stojçevska: Filloi rikonstruimi i Sallës universale, për këtë vit janë siguruar 120 milionë denarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?