Shkup, 5 shkurt – Në Parlament sot do të mbahet takim konsultativ i Komisionit të Kuvendit për mundësi të barabarta t grave dhe burrave.
Siç informoi pres shërbimi i Kuvendit, takimi ka për qëllim themelimin dhe promovimin e Trupit interpartiak, i cili do të angazhohet për avancimin e statusit të familjeve me një prind, prindërve vetushqyes, vajzave dhe grave nga grupet e margjinalizuara në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Anëtarë të trupit janë deputetë nga përbërja aktuale e Kuvendit nga parti të ndryshme politike.