By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takim Mickoski – Koshta: Janë prezantuar qëndrimet e Maqedonisë së Veriut lidhur me integrimet evropiane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takim Mickoski – Koshta: Janë prezantuar qëndrimet e Maqedonisë së Veriut lidhur me integrimet evropiane
MaqedoniTOP LAJM

Takim Mickoski – Koshta: Janë prezantuar qëndrimet e Maqedonisë së Veriut lidhur me integrimet evropiane

admin
Last updated: 04/12/2024 07:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 4 dhjetor – Kryeministri Hristian Mickoski vonë pasdite në Bruksel pati takim me kryetarin e ti të Këshillit Evropian, Antonio Koshta në të cilin është biseduar për procesin e anëtarësimit të vendit në BE.

“Takimin miqësor e shfrytëzova për të lobuar dhe prezantuar qëndrimet e Maqedonisë lidhur me integrimet evropiane dhe mundësinë për përshpejtimin e tyre”, njoftoi Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Takimi u mbajt para darkës joformale të punës të cilën Koshta e organizoi për liderët e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Përveç Mickoskit, në darkë ishin të ftuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidentët e Serbisë dhe Malit të Zi, Aleksandar Vuçiq dhe Jakov Milatoviq, kryesuesja e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljka Cijanoviç dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Albin Kurti.

Mickoski më herët në Bruksel është takuar edhe me komisioneren e re evropiane për zgjerim, Marta Kos, me të cilën ka biseduar për “interesat strategjike të Maqedonisë në lidhje me zgjerimin e BE-së dhe gatishmërinë e shtetit për të pasur sukses në rrugën drejt Bashkimit Evropian”.

Në një video paraqitje nga Brukseli, Mickoski deklaroi se në dy takimet ka thënë se Qeveria mbetet e fokusuar në reforma dhe se është e gatshme të diskutojë gjithçka që është parimore për shtetin dhe qytetarët, por se nuk pranon ultimatume.

“Në të dyja takimet, në një atmosferë jashtëzakonisht miqësore dhe do të thoja të përzemërt dhe konstruktive, diskutuam për të gjitha ato që kemi kaluar si sfida në të kaluarën, për gjithçka për të cilën është dashur të heqim dorë në emër të vlerave evropiane, por njëkohësisht riafirmuam qëndrimet tona se nuk pranojmë ultimatume, se jemi të gatshëm të diskutojmë dhe të bisedojmë aq sa është e nevojshme për të gjetur një mënyrë për të hapur klasterin e parë, për ta kaluar shpejt procesin e negociatave dhe për t’u bërë vend anëtar i Bashkimit Evropian”, deklaroi Mickoski.

Ai shtoi edhe se Qeveria mbetet e përkushtuar për të siguruar një jetë më të mirë për qytetarët tanë dhe si pjesë e kësaj agjende është edhe inspirimi që shteti të bëhet pjesë e familjes evropiane.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ministri i Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës për vizitë në MPB
Next Article Mot i vranët, mëngjesi me ngrica

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?