By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takimi i Komisionit parlamentar për Çështje Kushtetuese me Delegacionin e Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takimi i Komisionit parlamentar për Çështje Kushtetuese me Delegacionin e Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë
Maqedoni

Takimi i Komisionit parlamentar për Çështje Kushtetuese me Delegacionin e Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë

admin
Last updated: 11/09/2024 18:20
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 shtator – Delegacioni shumë anëtarësh i Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë, i përbërë nga gjykatës, bashkëpunëtorë dhe ekspertë, duke përfshirë edhe Rajnhard Pribe, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi takim me Kryetarin Afrim Gashi, si kryetar i Komisionit për Çështje Kushtetuese dhe me deputetë tjerë të këtij trupi të punës.

Siç bëri të ditur shërbimi për informim i Kuvendit, në takim u diskutua për frymën dhe strukturën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, ndryshimet e bëra në 33 vitet e fundit, strukturën dhe përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në vend…

Gjithashtu u shkëmbyen mendime edhe për reformat e nevojshme në drejtësi dhe për përmirësimin e parimeve të sundimit të së drejtës dhe shtetit juridik, si pjesë e kritereve kryesore në procesin e integrimit evropian.

Kryetari Gashi, në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Çështje Kushtetuese, e përshëndeti praninë e Delegacionit nga Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë, duke theksuar se vendi ynë, si një demokraci ende e re, duhet vazhdimisht të fitojë përvoja nga demokracitë më të zhvilluara dhe nga miqtë e saj në Bashkimin Evropian.

Duke iu referuar marrëdhënieve midis dy vendeve, Gashi vlerësoi se Gjermania është mik i madh i Maqedonisë së Veriut dhe është ndër mbështetësit më të mëdhenj për arritjen e qëllimeve tona strategjike, siç është anëtarësimi tashmë i arritur në NATO dhe anëtarësimi i pritur në BE, qëndron në kumtesë.

Kryetari Gashi e theksoi edhe rëndësinë e të ashtuquajturit “Raporti i Pribesë”, përkatësisht rekomandimet e përmbajtura në të, për të forcuar funksionin kontrollues të Kuvendit të RMV-së, duke forcuar mbikëqyrjen parlamentare mbi shërbimet e sigurisë dhe kundërzbulimit.

Të pranishmit ndanë informacione se që nga miratimi në vitin 1991, Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut është ndryshuar tetë herë, me 36 amendamente, duke përfshirë ndryshimet e parapara me Marrëveshjen Kornizë në vitin 2001 dhe më pas me Marrëveshjen e Prespës. Lidhur me strukturën e Gjykatës Kushtetuese, u theksua se duhet të hartojë ligj të veçantë për Gjykatën Kushtetuese, me kritere më të qarta për përzgjedhjen e gjykatësve dhe eventualisht të parashikohet ankesa dhe padia kushtetuese.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Toshkovski: Përpjekjet për të përhapur tensione ndëretnike me kishën në Galate kanë dështuar
Next Article Takim i ministrit Misajllovski me ambasadorin e sapoemëruar francez Le Rigoler

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?