By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takimi në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve – çka thanë Lajçak, Bislimi e Petroviq?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takimi në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve – çka thanë Lajçak, Bislimi e Petroviq?
Maqedoni

Takimi në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve – çka thanë Lajçak, Bislimi e Petroviq?

admin
Last updated: 25/10/2024 08:15
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Të enjten në Bruksel u mbajt takimi në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në mes të kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Për dallim nga organizimet e muajve të fundit, kësaj radhe u zhvillua një takim trepalësh, edhe pse nuk pati ndonjë përparim.

Lajçak përmes një postimi në platformën X, ka njoftuar se është diskutuar për Marrëveshjen e Ohrit dhe po ashtu janë diskutuar një sërë çështjesh të rëndësishme që burojnë nga marrëveshjet e mëparshme.

Ai gjithashtu bëri të ditur se janë dakorduar për hapat e ardhshëm të procesit të dialogut.

“Prita sot në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Folëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila ende nuk ka filluar së zbatuari në thelb. Diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh të rëndësishme që rrjedhin nga marrëveshjet e kaluara dhe ramë dakord për hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak në platformën X.

Ndërkaq, kryenegociatori i Kosovës, Bislimi, i vlerësoi të dështuara takimet e së enjtes në Bruksel, ndërsa akuzoi Serbinë se po këmbëngul në zbatimin e pjesshëm të marrëveshjes duke e vlerësuar këtë qëndrim si joserioz.

Në një komunikatë për media Qeveria e Kosovës tha se kryenegociatori Bislimi theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes në tërësi dhe pa vonesa, përmes një plani të sekuencimit të drejtë dhe të barabartë mes palëve.

​Ndërkaq, në prononcimin e tij pas takimit, Bislimi, tha se në fokus të takimit ishte gjetja e një mënyre për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë, për të cilën Kosova dhe Serbia u pajtuan në fillim të vitit 2023.

“Fatkeqësisht për temën kryesore që jemi mbledh, nuk ka rezultat. Në pikën rreth ecjes përpara në normalizimin e raporteve. Serbia me gjasë ende po ngul këmbë në zbatim të pjesshëm, pra sipas idesë, ‘ne bëjmë diçka ju bëni diçka’”, ishte shprehur Bislimi.

Bislimi shtoi se pala serbe ka thënë se kryeministri i Serbisë, Milosh Vuçeviq, ia ka dërguar një letër Komisionit Evropian, në të cilën thekson se shteti i tij është i përkushtuar t’i zbatojë detyrimet që dalin nga Marrëveshja Bazë.

Por, ai theksoi Serbia duhet së pari ta tërheqë letrën e ish-kryeministres Ana Brnabiq, me të cilën kishte dalë kundër marrëveshjes, për t’u cilësuar si e sinqertë përpjekja e Vuçeviqit, transmeton Evropa e Lirë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Bislimi tha se si kusht, e përsëriti kërkesën e Kosovës që Serbia ta dorëzojë Milan Radoiçiqin, të cilin e akuzon si përgjegjës të sulmit vdekjeprurës kundër Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në veri të vendit në shtator 2023.

Në lidhje me themelimin e Asociacionit, e cila është ndër detyrat kryesore të Kosovës në këtë marrëveshje, Bislimi tha se vendi i tij nuk do t’iu ikë detyrimeve nëse nënshkruhet Marrëveshja.

“Nuk mund të insistohet kur, për këtë punë, së pari duhet të zgjidhet udhëheqja e re e komunave. Mendoj se duhet të plotësohen disa kushte tjera. Por, e kemi bërë të qartë se në atë moment kur ka dakordim për zbatimin e plotë të Marrëveshjes bazë, Kosova nuk i ik asnjë prej obligimeve të saja”, tha ai.

Bislimi tha se përjashtuar Marrëveshjen Bazë, në pika të tjera “ka pasur lëvizje”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ndërkaq, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar se gjatë bisedimeve të zhvilluara në Bruksel kanë insistuar në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke theksuar se kjo është një çështje kyçe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, serbët në veri të vendit po përballen me arrestime të paligjshme dhe veprime të njëanshme, të cilat kanë bërë që një pjesë e tyre të largohen nga ky rajon.

Gjithashtu, Petkoviq ka përmendur se është diskutuar për vazhdimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur.

Ai theksoi se Serbia ka treguar konstruktivitet të plotë duke pranuar propozimin e BE-së për një rregullore specifike lidhur me Grupin e Punës dhe Komisionin për Çështjen e Personave të Zhdukur.

Megjithatë, sipas Petkoviqit, Kosova ka bërë disa komente që kanë ngadalësuar këtë proces, kanë raportuar mediat serbe.

“Kosova po tregon se në thelb nuk dëshiron të merret me çështjen e personave të zhdukur” citohet të ketë thënë Petkoviq.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Plagosi me armë zjarri një shtetas, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Peqin
Next Article Komunikacioni pa pengesa, nëpër rrugë të thata

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?