By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taksat nuk vilen! Bashkitë po mbledhin vetëm 1 në 3 lekë të planifikuara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Taksat nuk vilen! Bashkitë po mbledhin vetëm 1 në 3 lekë të planifikuara
Ekonomi

Taksat nuk vilen! Bashkitë po mbledhin vetëm 1 në 3 lekë të planifikuara

admin
Last updated: 10/07/2025 21:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Nga taksat mbi pronën tek ato për shfrytëzimin e hapësirave publike, bashkë me tarifat për pastrim apo ndriçim… bashkitë mblodhën vetëm një të tretën e parave që duhet të arkëtonin nga qytetarët dhe bizneset në harkun e muajve janar maj. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se nga gati 41 miliardë lekë planifikuara, në 5-muajt e parë të vitit 61 njësitë e pushtetit vendor mblodhën vetëm 15 miliardë lekë.

“Kur bashkitë nuk arrijnë të mbledhin të ardhurat e planifikuara, ndikimi ndjehet drejtpërdrejt te qytetarët. Mungesa e burimeve financiare nënkupton më pak shërbime, më pak investime dhe më shumë varësi nga qeveria qendrore. Kjo është një thirrje për të reflektuar mbi kapacitetet vendore, por edhe për të përmirësuar sistemin aktual të financimit lokal”, deklaroi për A2 CNN Adelina Farrici, Drejtoreshë, Shoqata për Autonominë Vendore.

Të dhënat nga “financat” tregojnë se nga më shumë se 32 miliardë lekë të planifikuara, në 5-mujorin janar-maj bashkitë mblodhën vetëm 11 miliardë taksa lokale. Gati 21 miliardë lekë më pak apo vetëm 35 për qind e shumës që duhej arkëtuar.

“Ato tregojnë jo vetëm dobësi në arkëtim, por edhe pasojë të mungesës së kapaciteteve administrative e njerëzore në shumë bashki. Mbi të gjitha, vënë në rrezik funksionimin normal të shërbimeve vendore. Kur mbledhja ngec, edhe shërbimet ndaj qytetarëve fillojnë të bien – dhe kjo prek drejtpërdrejt cilësinë e jetesës”, theksoi për A2 CNN Farrici

Më optimiste janë shifrat në drejtim të mbledhjes së taksave dhe tarifave nga biznesi i vogël. Nga 33 miliardë lekë të planifikuara, në janar-mars u mblodhën 28 miliardë lekë. Shifër kjo sa 85 për qind e planit.

“Kjo tregon se kur ka strukturë të mirë dhe bashkëpunim me biznesin e vogël, rezultatet janë të prekshme. Është një shenjë pozitive që duhet theksuar dhe shfrytëzuar për të përmirësuar edhe sektorë të tjerë të financave vendore”, thotë Adelina Farrici.

Në një moment kur bashkitë përballen me para që mungojnë në arkat e tyre dhe qytetarët presin shërbime më të mira, Kryeministrit Rama paralajmëron duke premtuar se nuk do të ketë më tolerancë për zaptimet e hapësirave publike, dhe reforma ligjore do të jetë një armë e fortë për të kthyer rendin dhe rregullin në territor.

You Might Also Like

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Protestë e re e bujqve në Strumicë

Bie ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoni

Inflacioni shkon në 3,4% në korrik, transporti kryeson rritjen e çmimeve me 8%

Ministria e Energjisë: Sistemi elektroenergjetik në vend është stabil dhe i sigurt

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Struktura demografike e Shqipërisë është në një proces të thellë transformimi, me një nga karakteristikat më të theksuara të dekadës së fundit: plakjen graduale, por të pandalshme të popullsisë.
Next Article Surpriza e radhës/ Kompleks gjigant dhe disa kulla në Vlorë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?