By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tarifat e Trampit, Ekspertët: Maqedonia do të preket në mënyrë indirekte
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Tarifat e Trampit, Ekspertët: Maqedonia do të preket në mënyrë indirekte
Maqedoni

Tarifat e Trampit, Ekspertët: Maqedonia do të preket në mënyrë indirekte

admin
Last updated: 04/04/2025 17:45
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 prill – Goditje e re për ekonominë e Maqedonisë së Veriut. Presidenti amerikan Donalld Tramp ka vendosur tarifa të reja të importit për 60 vende, përfshirë Maqedoninë e Veriut, me tarifë prej 33%, që do të thotë se importuesit amerikanë do të duhet të paguajnë tarifë shtesë në vlerën e një të tretës së mallrave, e cila pritet të zvogëlojë eksportet nga vendi në SHBA. Eksportet kryesore të Maqedonisë në SHBA janë duhani, veshmbathjet, hekuri dhe çeliku. Qeveria thotë se masat e tilla nga SHBA-të nuk do të kenë ndikim të madh në vend, por siç thuhet në deklaratën e tyre, kanë plan të përgatitur për tejkalimin e gjithë situatës.

“Nuk ka nevojë për panik, as për reagime dhe konkluzione të nxituara. Kjo është diçka që është paralajmëruar gjatë kohë nga kjo administratë dhe asnjë vend nuk ka mbetur jashtë, as partnerët më të vjetër dhe më tradicional të Shteteve të Bashkuara. Kjo është përpjekje për t’i rinegociuar marrëdhëniet tregtare në botë, diç që ishte e nevojshme, për disa është goditje, por për disa do të thotë mundësi”, thonë nga Qeveria.

Ekspertët thonë se masa të tilla përbëjnë “tërmet” si për Evropën ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut. Shtojnë se kjo është goditje e rëndë për biznesin. Nga Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore thonë se si vend mik i SHBA-së, Qeveria duhet të marrë masa.

“Do të ketë ende rritje negative të eksporteve. Kështu që mendoj se një rritje prej 30% në krahasim me vendet e tjera që kanë 10 për qind është shumë e lartë dhe mendoj se do të jetë barrë e madhe për prodhimin dhe eksportet për Shtetet e Bashkuara. Mendoj se Qeveria jonë duhet të marrë masa këtu, që të paktën të ulet përqindja e eksportit të mallrave nga Maqedonia”, deklaroi Mendi Qyra – Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.

Nga rajoni, Serbia është prekur me shkallën më të lartë prej 37.2%, e ndjekur nga Bosnjë- Hercegovina me 35% dhe Kosova dhe Shqipëria me nga 10%. Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, tregtia e Maqedonisë me SHBA-në vitin e kaluar ka qenë mbi 315 milionë dollarë. Në të njëjtën kohë, eksporti nga Maqedonia në SHBA ka arritur në 118,2 milionë dollarë.

“Eksportet nga Maqedonia në SHBA vitin e kaluar kanë arritur në 118,2 milionë dollarë, që është 2,2 herë (220 për qind) më shumë se në vitin paraprak, 2023, kur ishte 53,6 milionë dollarë. Njëkohësisht, vitin e kaluar janë importuar produkte në vlerë prej 195,9 milionë dollarë nga SHBA-ja, 26,6 milionë dollarë më pak se viti 2023 kur importi në Maqedoni nga SHBA-ja ka qenë 267 milionë dollarë”, thonë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Institucionet shpresojnë se këto masa do të jenë afatshkurtër, pasi do të ketë destabilizim të tregut, jo vetëm në Maqedoni dhe Evropë, por edhe më gjerë. /Alsat/

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Jennifer Lopez shfaqet në tapetin e kuq të premierës së filmit me fëmijën e saj që është deklaruar i papërcaktuar në gjini
Next Article Tarifat e Trump mund të ndikojnë negativisht në Kupën e Botës 2026

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?