By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tarran: Hetim në mënyrë të pavarur të gjitha akuzave për shkelje zgjedhore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tarran: Hetim në mënyrë të pavarur të gjitha akuzave për shkelje zgjedhore
Shqipëri

Tarran: Hetim në mënyrë të pavarur të gjitha akuzave për shkelje zgjedhore

admin
Last updated: 10/04/2025 10:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prezenca e OSBE-së dhe Prokuroria e Përgjithshme organizuan sot një tryezë teknike për forcimin e rolit të prokurorëve në luftën kundër krimeve zgjedhore.

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, në fjalën e tij u shpreh se, “integriteti zgjedhor qëndron në themel të çdo shoqërie demokratike”.

“Sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme kërkon institucione të forta, llogaridhënie, transparencë dhe angazhim të palëkundur ndaj shtetit të së drejtës”, theksoi ai.

“Prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore dhe përfaqësuesit e Policisë së Shtetit kanë detyrën thelbësore të hetimit, ndjekjes finale dhe luftës kundër krimit zgjedhor”, tha Tarran.

Tarran theksoi se, “megjithëse është bërë përparim raportet përfundimtare të ODIHR për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 dhe ato vendore të vitit 2023 vënë në dukje se krimi zgjedhor, në veçanti shitblerja e votës, keqpërdorimi i burimeve të administratës dhe frikësimi i votuesve vazhdojnë të jenë çështje shqetësuese”.

“Të dyja raportet rekomandojnë që organet ligjzbatuese të bëjnë çdo përpjekje për të identifikuar dhe hetuar në mënyrë të pavarur të gjitha akuzat për shkelje zgjedhore, përfshirë shitblerjen e votës, presionin ndaj votuesve dhe keqpërdorimin e burimeve të administratës në mënyrë të plotë, të shpejtë dhe transparente”, tha Tarran.

Ambasadori u shpreh se, “votuesit duhet të informohen në mënyrë sistematike për mekanizmat përkatës, lidhur me raportin e shkeljeve, përfshirë mbrojtjen e sinjalizuesve dhe garancitë kundër hakmarrjes”.

Tarran vlerësoi masat paraprake dhe të bashkërenduara të ndërmarra nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, SPAK-u dhe Policisë së Shtetit për sfidat që lidhen me krimet zgjedhore.

“Veprimet tuaja të përbashkëta dhe individuale pasqyrojnë vullnetin e fortë institucional për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve”, tha ai.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Gjithashtu, Tarran, mirëpriti theksin që i është  vënë transparencës dhe informimit në kohë të publikut për hetimet e krimeve zgjedhore.

“Ne vlerësojmë që organizatat e shoqërisë civile dhe media kanë rol të rëndësishëm për realizimin e mbikëqyrjes së pavarur duke plotësuar përpjekjet institucionale për të ekspozuar krimet zgjedhore dhe për ta fuqizuar llogaridhënien”, tha Tarran.

“Në gjuhën shqipe ka një shprehje të vjetër “Gur, gur bëhet kalaja”. Çdo përpjekje kontribuon në një qëllim më të madh. Qëllimi ynë i përbashkët është i qartë të sigurohemi që shkeljet zgjedhore, jo vetëm të identifikohen, por edhe të hetohen dhe ndiqen penalisht pa vonesa dhe në mënyrë të plotë, duke përforcuar kështu besimin e publikut në procesin demokratik”, tha ambasadori i OSBE-së.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në tryezë morën pjesë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi si dhe prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore, Policia e Shtetit dhe organizata të njohura të shoqërisë civile.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mbërrijnë kroçerat e para turistike në portin e Vlorës dhe Sarandës
Next Article Deputetja britanike mirëpret kërkesën e PE-së për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?