By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Të sigurohen sensorë për matje të vazhdueshme të sheqerit në gjak
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Të sigurohen sensorë për matje të vazhdueshme të sheqerit në gjak
Maqedoni

Të sigurohen sensorë për matje të vazhdueshme të sheqerit në gjak

admin
Last updated: 20/11/2024 12:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 nëntor – Lidhja e shoqatave të personave me diabet të Maqedonisë (LSHPD) u bën thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit, si dhe politikëbërësve shëndetësorë në Qeveri, që t’i japin prioritet shëndetit të mbi 3.500 qytetarëve që jetojnë me diabet të tipit 1 (T1D) në vend, si dhe rreth 2000 persona me diabet të tipit 2 (T2D) me komplikime shëndetësore nga nivelet e larta të sheqerit në gjak.

Lidhja fton të gjitha grupet parlamentare dhe deputetët në Kuvendin e RMV, të miratojnë ndryshimet për të ndarë fonde shtesë për blerjen e sensorëve të monitorimit të vazhdueshëm të glukozës (CGM) si dhe pompave të insulinës për të siguruar që çdo person me T1D dhe T2D me komplikime të ketë qasje në teknologjitë e reja që shpëtojnë jetë.

“Maqedonia e Veriut përballet me sfida në kujdesin ndaj diabetit, duke përfshirë qasjen e kufizuar në pajisjet moderne për monitorimin e vlerave të sheqerit në gjak, si dhe në trajtimet e duhura. Sensorët CGM dhe pompat e insulinës janë jashtëzakonisht të rëndësishme për menaxhimin e diabetit. Aktualisht, sensorët CGM pajisen vetëm për 18.5% të numrit total të personave me diabet të tipit 1 dhe vetëm 6% e T1D pajisen me pompa insuline. Kjo i lë mijëra pacientë me diabet tip 1 dhe diabet tip 2 me komplikime të paaftë për të përfituar nga përfitimet e këtyre teknologjive të reja”, thonë nga Lidhja.

“Nëse bëhet një e ashtuquajtur analizë Kosto-Përfitim për sigurimin e sensorëve CGM për njerëzit me diabet të tipit 1 dhe për njerëzit me diabet të tipit 2 me komplikime, do të arrihet në përfundimin se përfitimet financiare afatgjata të përdorimit të sensorëve CGM tejkalojnë investimin fillestar shumëfish në drejtim të përmirësimit të rezultateve shëndetësore dhe uljes së shpenzimeve totale për kujdesin shëndetësor”, thonë nga Lidhja e shoqatave të personave me diabet në Maqedoni.

You Might Also Like

Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm

Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në

Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve

Mexhiti: Çdo ditë në terren, nevojat e qytetarëve po i kthejmë në projekte konkrete

Nikolloski: Në Strumicë po realizohen projekte në vlerë prej mbi shtatë milionë eurove

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Llutkov nga Baku: Takimi ministror është nxitje për të rivendosur ekuilibrin midis turizmit dhe mjedisit
Next Article Durmish: Në muajin mars do të rritet paga minimale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?