By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Teherani: Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur derisa SHBA-ja të plotësojë kushtet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Teherani: Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur derisa SHBA-ja të plotësojë kushtet
Bota

Teherani: Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur derisa SHBA-ja të plotësojë kushtet

admin
Last updated: 05/11/2026 13:47
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Teheran, 5 nëntor, argument.mk/ – Irani ka paralajmëruar se nuk do të rihapë Ngushticën e Hormuzit derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përmbushin shtatë kushtet e paraqitura nga Teherani, duke e bërë këtë çështje një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjeve në negociatat mes dy vendeve, sipas “Reuters”.

Mohsen Rezaei, sekretar i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, deklaroi se përgjigjia e Uashingtonit ndaj kërkesave iraniane, nuk ishte bindëse dhe se SHBA-ja duhet t’i trajtojë plotësisht dhe në mënyrë të qartë të shtatë kushtet.

“Vetëm në këtë rast do të rihapet Ngushtica e Hormuzit”, shkroi Rezaei në rrjetin social X.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, kërkesat e Teheranit i janë përcjellë palës amerikane përmes ndërmjetësve nga Katari.

Ai tha se propozimi iranian përfshin një plan me shtatë hapa, i cili mund të zbatohet brenda dy ditësh nëse Uashingtoni pranon kushtet.

Ndër kërkesat kryesore të Iranit, janë heqja e sanksioneve amerikane ndaj eksporteve të naftës, përfundimi i bllokadës detare amerikane ndaj porteve iraniane dhe lirimi i fondeve iraniane të ngrira jashtë vendit.

Teherani kërkon gjithashtu përfundimin e armiqësive në të gjitha frontet e konfliktit në Lindjen e Mesme, si dhe garanci për zbatimin e marrëveshjes së propozuar.

Negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit vijojnë

Pavarësisht mosmarrëveshjeve, përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë përmes ndërmjetësimit të Katarit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, deklaroi se të dyja palët po shqyrtojnë propozimet e paraqitura nga ndërmjetësit dhe se përpjekjet rajonale janë intensifikuar për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Ai shprehu besimin se mund të arrihet një marrëveshje që do të hapte rrugën për negociata të mëtejshme.

Nga ana tjetër, një zyrtar i lartë iranian i tha “Reuters” se Teherani nuk do të pranonte kërkesa të tepruara nga Uashingtoni dhe se negociatat për programin bërthamor mund të fillojnë vetëm pasi të përmbushen kushtet iraniane.

Presidenti amerikan Donald Trump, nga ana e tij, ka lënë të hapur mundësinë e rifillimit të operacioneve ushtarake, por ka deklaruar se SHBA-ja është e gatshme të shqyrtojë një marrëveshje diplomatike.

Ngushtica e Hormuzit, pikë kyçe për tregtinë globale të energjisë

Ngushtica e Hormuzit është një nga korridoret më të rëndësishme detare në botë, përmes së cilës, në kohë paqeje, kalonte rreth një e pesta e furnizimeve globale me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm.

Mbyllja e saj ka shkaktuar shqetësime në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe ka ndikuar në rritjen e kostove të transportit dhe të karburanteve.

Konflikti mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit nisi në shkurt dhe ka shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme të transportit detar në rajon.

Ndërkohë, Uashingtoni ka kryer sulme të kufizuara ndaj objektivave iraniane në ishullin Keshm, pranë Ngushticës së Hormuzit, në atë që zyrtarët amerikanë e kanë cilësuar si operacion mbrojtës.

Pavarësisht kontakteve diplomatike, palët mbeten larg një marrëveshjeje për përfundimin e konfliktit dhe rikthimin e lundrimit normal në këtë korridor strategjik.

You Might Also Like

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori

Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë

Katër të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes viktimave një grua dhe një 12-vjeçar

“Ende presidenti juaj”, Shtëpia e Bardhë ndan videon e Trump në versionin Lego: Po punon për ta bërë Amerikën përsëri të madhe

SHBA-të vendosin sanksione të reja ndaj ushtrisë kubaneze dhe rrjeteve të transportit energjetik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pas fitores në Xhorxhia, Ossoff përmendet si kandidat i mundshëm në garën presidenciale të vitit 2028
Next Article Hoxha: Fuqizimi i kapaciteteve inspektuese është kyç për mbrojtjen efektive të mjedisit jetësor dhe rrugën evropiane të vendit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?