By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pas fitores në Xhorxhia, Ossoff përmendet si kandidat i mundshëm në garën presidenciale të vitit 2028
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Pas fitores në Xhorxhia, Ossoff përmendet si kandidat i mundshëm në garën presidenciale të vitit 2028
Bota

Pas fitores në Xhorxhia, Ossoff përmendet si kandidat i mundshëm në garën presidenciale të vitit 2028

admin
Last updated: 05/11/2026 13:45
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 5 nëntor, argument.mk/ – Fitorja e senatorit demokrat Jon Ossoff në zgjedhjet e mesmandatit në Xhorxhia, ka rikthyer vëmendjen te gara presidenciale e vitit 2028 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ai po përmendet gjithnjë e më shumë si një nga emrat e mundshëm për të përfaqësuar Partinë Demokratike.

39-vjeçari siguroi rizgjedhjen në Senat, duke mposhtur kandidatin republikan, Mike Collins në një garë të rëndësishme në shtetin e Xhorxhias, të cilin presidenti Donald Trump e kishte fituar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Rezultati e ka forcuar pozicionin e Ossoff brenda Partisë Demokratike dhe ka nxitur diskutimet për një kandidim të mundshëm për Shtëpinë e Bardhë.

Sipas agjencisë AFP, fitorja e tij e vendos senatorin mes figurave të reja, që mund të luajnë rol të rëndësishëm në përcaktimin e së ardhmes politike të demokratëve.

Megjithatë, Ossoff ka deklaruar më herët se nuk ka interes të kandidojë për president, duke përdorur shprehjen se ka “zero interes” për një garë të tillë.

Fitorja në Xhorxhia nuk nënkupton që demokratët kanë fituar një vend shtesë në Senat, por përbën një sukses të rëndësishëm politik për partinë, veçanërisht për shkak të rezultatit në një shtet ku republikanët kanë pasur mbështetje të konsiderueshme.

Një figurë e re në skenën politike demokrate
Ossoff, ka fituar vëmendje kombëtare për qëndrimet e tij kritike ndaj administratës Trump, veçanërisht për mënyrën se si presidenti amerikan ka menaxhuar ekonominë, luftën me Iranin dhe çështjet e korrupsionit.

Gjatë fushatës, ai mbajti një qëndrim të ashpër ndaj Trump, duke e akuzuar për përdorimin e postit presidencial për interesa personale.

Fitorja e tij ka nxitur krahasime me ish-presidentin Barack Obama, për shkak të moshës, mënyrës së komunikimit dhe aftësisë për të tërhequr mbështetës përtej bazës tradicionale demokrate.

Edhe vetë Obama mori pjesë në fushatën e Ossoffit në Xhorxhia, duke i dhënë mbështetje publike senatorit.

Disa prej mbështetësve të tij shpresojnë që ai të hyjë në garën presidenciale të vitit 2028.

Demokratët kanë disa emra të mundshëm për vitin 2028

Megjithatë, Ossoff nuk është i vetmi emër që përmendet në diskutimet për kandidaturën presidenciale demokrate.

Mes figurave të tjera që po shqyrtojnë mundësinë e kandidimit janë:

Kamala Harris, ish-zëvendëspresidente dhe kandidate demokrate në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Gavin Newsom, guvernator i Kalifornisë, një nga kundërshtarët më të zëshëm të politikave të Trump.

Alexandria Ocasio-Cortez, kongresmene nga Nju Jorku, e njohur për qëndrimet e saj progresiste.

Pete Buttigieg, ish-sekretar i Transportit dhe një nga figurat e njohura të brezit të ri demokrat.

Andy Beshear, guvernator demokrat i Kentakit, i cili synon të tërheqë edhe votuesit e zonave tradicionale republikane.

Wes Moore, guvernator i Maryland-it, një tjetër emër që po përmendet në diskutimet brenda partisë.

Sipas një raportimi të “Reuters”, demokratët nuk kanë ende një kandidat të qartë favorit për zgjedhjet e vitit 2028.

Strategët e partisë vlerësojnë se deri në 30 figura mund të jenë duke shqyrtuar mundësinë e kandidimit.

Demokratët përballen me sfidën e përcaktimit të drejtimit politik

Përtej emrave të mundshëm, një nga debatet kryesore brenda Partisë Demokratike, lidhet me drejtimin që duhet të marrë ajo në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Një pjesë e demokratëve kërkon një program më të moderuar, me përqendrim te ekonomia, taksat, shëndetësia dhe kostoja e jetesës.

Një grup tjetër kërkon që partia të mbështetet më shumë te politikat progresiste dhe te një qëndrim më i fortë kundër administratës Trump.

Fitorja në zgjedhjet e mesmandatit ka nxitur të dyja palët, të pretendojnë se strategjia e tyre mund të jetë rruga drejt rikthimit në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë, demokratët pritet të nisin diskutimet për procesin e përzgjedhjes së kandidatit që do të përballet me republikanët në vitin 2028.

Edhe pse suksesi i Ossoff në Xhorxhia e ka rritur dukshëm profilin e tij kombëtar, gara për nominimin demokrat mbetet e hapur.

You Might Also Like

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori

Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë

Katër të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes viktimave një grua dhe një 12-vjeçar

“Ende presidenti juaj”, Shtëpia e Bardhë ndan videon e Trump në versionin Lego: Po punon për ta bërë Amerikën përsëri të madhe

SHBA-të vendosin sanksione të reja ndaj ushtrisë kubaneze dhe rrjeteve të transportit energjetik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha: Raporti i Komisionit Evropian damkos qeverinë
Next Article Teherani: Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur derisa SHBA-ja të plotësojë kushtet
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?