By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Telashe për WhatsApp dhe Telegram/ Kompania akuzon Rusinë për bllokim të shërbimeve të saj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Telashe për WhatsApp dhe Telegram/ Kompania akuzon Rusinë për bllokim të shërbimeve të saj
Bota

Telashe për WhatsApp dhe Telegram/ Kompania akuzon Rusinë për bllokim të shërbimeve të saj

admin
Last updated: 14/08/2025 17:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Aplikacioni për mesazhe, WhatsApp, ka thënë të enjten se Rusia po përpiqet t’i bllokojë shërbimet e tij për shkak se aplikacioni ua ka ofruar njerëzve të drejtën për komunikim të sigurt. WhatsApp, i cili është në pronësi të Meta-s, u zotua se do t’i vazhdojë përpjekjet për t’i kthyer shërbimet e aplikacionit të vet edhe në Rusi.

Rusia ka filluar t’i kufizojë disa thirrje në Telegram dhe WhatsApp, duke i akuzuar platformat në pronësi të huaj se nuk po ndajnë të dhëna me organet e rendit në rastet e mashtrimeve dhe terrorizmit.

“WhatsApp është privat, i koduar nga skaji në skaj dhe sfidon përpjekjet e qeverive për të shkelur të drejtën e njerëzve për komunikim të sigurt, prandaj Rusia po përpiqet ta bllokojë atë për mbi 100 milionë qytetarë rusë. Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë të mundur komunikimin e koduar për njerëzit kudo, përfshirë në Rusi”, tha WhatsApp në një komunikatë.

Telegrami tha se moderatorët e saj po përdorin mjete të inteligjencës artificiale për të monitoruar pjesët publike të platformës dhe për të hequr miliona mesazhe të dëmshme çdo ditë.

“Telegram lufton në mënyrë aktive përdorimin e dëmshëm të platformës së tij, përfshirë thirrjet për sabotim ose dhunë dhe mashtrime”, tha Telegram në një komunikatë.

Rusia është përplasur me platformat e huaja të teknologjisë për disa vite lidhur me përmbajtjen dhe ruajtjen e të dhënave. Konflikti i vazhdueshëm i Rusisë me këto platforma u përshkallëzuan pasi Moska e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022. Kritikët thonë se Rusia po përpiqet të zgjerojë kontrollin mbi hapësirën e saj të internetit.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Udhëheqësi opozitar hungarez akuzoi Rusinë për ndërhyrje politike
Next Article SHBA dhe Gjermania dhurojnë 2 miliardë dollarë pajisje ushtarake për Ukrainën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?