By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Televizioni publik italian nën kontrollin e qeverisë, rrezikohet edhe emisioni investigues “Report”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Televizioni publik italian nën kontrollin e qeverisë, rrezikohet edhe emisioni investigues “Report”
Shqipëri

Televizioni publik italian nën kontrollin e qeverisë, rrezikohet edhe emisioni investigues “Report”

admin
Last updated: 26/01/2025 14:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Unioni i gazetarëve RAI (USIGRAI) në Itali ka ngritur alarmin pasi drejtori i televizionit Rai ka njoftuar vendosjen e një komisioneri kontrollues në të gjitha emisionet dhe programet më të ndjekura në televizionin publik. Me një dokument të publikuar dje, drejtori menaxhues i televizionit njofton se kontrollin editorial mbi programet nuk e mbajnë më regjisorët e zhanrit ose drejtuesit dhe autorët e programeve, por i besohet strukturave të paspecifikuara redaktuese. Ky vendim sipas USIGRAI bëhet për të kontrolluar nga politikanët ato pak programe që sipas tyre japin ende informacion. Më tej në denoncimin e tyre thuhet se kjo rrezikon edhe eliminimin e punës që mbi 150 gazetarë kanë kryer prej vitesh në programet e rrjetit, ende pa gazetë.

“Për ta vënë nën kontrollin e një koordinatori administrativ, në kundërshtim të qartë me Ligjin e Shtypit që kërkon praninë e një gazete të regjistruar, për të garantuar parimet e pavarësisë së profesionit të gazetarit”, thuhet në reagimin e tyre.

Ndër programet më të përfolura prej muajsh dhe që transmetohet në RaiTV është edhe emisioni investigativ Report. Ky emision i cili në dy episode të tij ka investiguar edhe marrëveshjen mes kryeministrit Edi Rama dhe Giorgia Melonit për pritjen e emigrantëve dhe prapaskenat e saj, është dhe më i rrezikuari. Reportazhi i “Report” i publikuar në prill të 2024 bëri bujë, pasi tha se marrëveshja për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta. Sipas reportazhit, përmendet se personi kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i konsideruar edhe si një ish-avokat të trafikantëve të drogës. Në reportazh përmendet se krimi ka arritur në nivele të larta të qeverisë shqiptare, madje edhe vetë vëllai i Edi Ramës, Olsi është i implikuar me kartelet e drogës. Pas reportazheve investiguese vetë kryeministri Edi Rama ka telefonuar drejtorin e televizionit, ku sipas Ramës ishte bërë për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë.

Disa media italiane si Servizio Pubblico, Il Messaggero, Il Gazzettino, La Repubblica dhe La Stampa shprehen se vendimi “KONTROLLI I PËRMBAJTJES NUK DO TË JETË MË PËRGJEGJËSIA E DREJTORËVE TË EMISIONIT” erdhi pas bujës së shkaktuar nga emisionet e Sigfrido Ranucci.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shqipëria nuk po futet nga BE për shkak të fesë
Next Article Mijëra qytetarë protestojnë në Greqi: Duam drejtësi për aksidentin e Tempit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?