By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Temperatura deri në 35 gradë Celsius gjatë kësaj jave, apelohet për kujdes nga rrezet e diellit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Temperatura deri në 35 gradë Celsius gjatë kësaj jave, apelohet për kujdes nga rrezet e diellit
Maqedoni

Temperatura deri në 35 gradë Celsius gjatë kësaj jave, apelohet për kujdes nga rrezet e diellit

admin
Last updated: 23/06/2025 08:06
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kjo javë parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike, me mot kryesisht të kthjellët dhe me diell.

Përjashtim bën dita e premte, kur pritet të ketë mot me diell dhe vranësira të dendura të cilat në pjesën e dytë të ditës mund të sjellin stuhi lokale, kryesisht në disa zona të izoluara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës apelon për kujdes të shtuar ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me ndjeshmëri ndaj temperaturave të larta.

E hënë – Moti do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 27 deri në 31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

E martë – Moti do të jetë me diell gjatë gjithë ditës. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 10 deri në 14  gradë Celsius, kurse ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në tri metra për sekondë.

E mërkurë – Moti parashihet me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin ndërmjet 28 deri në 33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në dy metra për sekondë.

E enjte – Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 12 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 35 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga verilindja.

E premte – Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në pjesën e dytë të ditës, vranësirat pritet të shtohen dhe në disa zona mund të krijojnë kushte për stuhi afatshkurtra. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 30 deri në34 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë, nga veriperëndimi dhe verilindja.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Konferencë “Mbrojtja e objekteve nga zjarri dhe prezantimi i punës së komitetit teknik ISRMV KT 46”
Next Article Inteligjenca artificiale e WhatsApp-it ndan aksidentalisht numrat privatë të përdoruesve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?