By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tetovë: Trefish më të sëmurë me grip se vitin e kaluar! Mjeku Ismaili: Duhet shmangur mjekimi kokë më vete
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Tetovë: Trefish më të sëmurë me grip se vitin e kaluar! Mjeku Ismaili: Duhet shmangur mjekimi kokë më vete
MaqedoniTOP LAJM

Tetovë: Trefish më të sëmurë me grip se vitin e kaluar! Mjeku Ismaili: Duhet shmangur mjekimi kokë më vete

admin
Last updated: 28/11/2026 13:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 nëntor, Argument – Numri i të sëmurëve nga gripi sezonal në këtë periudhë kohore është tri herë më i lartë se në të njëjtën periudhë gjatë vitit të kaluar në Tetovë. Nga Qendra për Shëndet Publik thonë se kanë dhënë një mijë vaksina kundër gripit dhe të njëjtat i kanë pranuar personat mbi moshën 65-vjeçare.

“Në qendrën për shëndet publik ka të paraqitur 199 pacientë të paraqitur të sëmurë me grip që është tre herë më shumë se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur kemi pasur 65 pacientë. Ndërsa vaksina për grip kemi pasur donacion nga ana e ministrisë një mijë copa dhe të njëjtat janë harxhuar dhe jemi në fazën që presin të arrijnë vaksinat e reja”, tha Suzana Subasiç – infektologe

Ndërsa specialisti i mjekësisë familjare, Bekim Ismaili, thotë se numri i pacientëve që ankohen nga gripi është shtuar dukshëm, por ai bën apel që pacientët të mos marrin antibiotikë dhe të pinë sa më shumë lëngje, ndërsa nëse gjendja përkeqësohet, duhet të paraqiten te mjeku amë.

“Asnjëherë nuk duhet pacientët të fillojnë të marrin terapi më vete, veçanërisht të shmangin antibiotikët, pasi që virozat sezonale, vetë fjala virus do të thotë nuk është e shkaktuar nga bakteria, pra duhet t’i shmangin antibiotikët, mos i marrin kokë më vete antibiotikët. Fillimisht fillojnë me marrjen e lëngjeve, fillojnë me antipiretikë dhe nëse shohin për një-dy ditë se gjendja e tyre shëndetësore përkeqësohet, atëherë sigurisht se duhet të paraqiten te mjekët e tyre amë, qofshin ato që e kanë tek mjekët për fëmijë apo për të rritur”, th Bekim Ismaili – mjek i përgjithshëm:

Ndërkohë që Qendra për Shëndet Publik pret arritjen e dozave të reja të vaksinave, mjekët ritheksojnë se kujdesi i hershëm, hidratimi dhe shmangia e mjekimit vetjak mbeten të rëndësishme për të përballuar më lehtë këtë valë të gripit sezonal.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Alarm për bomba në 4 shkolla të Tetovës, evakuohen nxënësit: Policia në kërkim të autorit!
Next Article 10-vjetori i UNT-së nis me Universiadën Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?