By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Thomas Muller është gati të vendos rekord të ri në Ligën e Kampionëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Thomas Muller është gati të vendos rekord të ri në Ligën e Kampionëve
Sport

Thomas Muller është gati të vendos rekord të ri në Ligën e Kampionëve

admin
Last updated: 17/09/2024 13:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Thomas Müller është gati të bëjë paraqitjen e tij të 152-të në Ligën e Kampionëve për Bayern Munich, duke vendosur një rekord të ri për më shumë ndeshje të luajtura në këtë garë për një klub të vetëm.

Bayern Munich është nikoqir i Dinamo Zagrebit në ndeshjen e sotme (e martë) në kuadër të ndeshjes së parë të edicionit 2024/25 në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje mund të shkruhet në histori të garave evropiane e në veçanti për sulmuesin gjerman të Bavarezëve, Muller, i cili do të luajë ndeshjen e 152-të me klubin nga Allianz Arena.

Ky moment historik vjen pasi Muller vazhdon të forcojë trashëgiminë e tij si një nga figurat më të qëndrueshme në futbollin evropian.

Rekordin për më shumë paraqitje në Ligën e Kampionëve për një klub të vetëm e mbante Xavi Hernandez, i cili bëri 151 paraqitje për Barcelonën, megjithatë duket se Muller do të bëhet rekordmeni i ri.

Karriera e Muller në Bayern Munich ka zgjatur mbi 14 vjet, gjatë të cilave ai ka qenë thelbësor në sigurimin e titujve të shumtë, duke përfshirë dy trofe të Ligës së Kampionëve.

Me këtë paraqitje, Muller gjithashtu do të futet në listën e pesë lojtarëve me më shumë ndeshje në histori të Ligës së Kampionëve, duke barazuar Karim Benzeman në pozitën e katërt.

I pari në këtë listë gjendet Cristiano Ronaldo me 183 paraqitje, i ndjekur nga Iker Casillas me 177 ndeshje dhe Lionel Messi me 163 ndeshje.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Tifozët e Omonias mblidhen në Prishtinë para duelit me Dritën në Conference League

Asani pas golit në Championsin aziatik: “Së bashku luftojmë, së bashku fitojmë”

Rasmus Hojlund dhe Amir Rrahmani ende në dyshim për ndeshjen ndaj Interit

Xabi Alonso: Guler është një kombinim në mes Ozilit dhe Gutit

Nga Asani te Manaj, Shqipëria i ka heronjtë e saj, Kuqezinjtë e ëndërrojnë Botërorin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Meghan Markle bën hapin për të rregulluar raportet me Kate Middleton
Next Article Gjykata Civile në Shkup vendosi: Qani Nesimi mbetet Myfti i Tetovës, vërtetohen tekstet e Zhurnal-it në këtë temë!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?