By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tirana mikpret Konferencën e shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Nismës Rajonale të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tirana mikpret Konferencën e shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Nismës Rajonale të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes
Shqipëri

Tirana mikpret Konferencën e shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Nismës Rajonale të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes

admin
Last updated: 28/11/2026 13:22
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 20 nëntor, Argument – Shqipëria mikpriti Konferencën e 14-të të shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve anëtare të Nismës Rajonale për Bashkëpunimin në Mbrojtje (DECI – Defence Cooperation Initiative), e organizuar nën kujdesin e veçantë Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin Presidenti i Republikës dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bajram Begaj; ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi; shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant Arben Kingji; zëvendësshefi i Shtabit të Mbrojtjes së Italisë, gjenerallejtënant Luigi Del Bene; shefat e shtabit të përgjithshëm të vendeve pjesëmarrëse në këtë nisëm si Austria, Hungaria, Rumania, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Sllovenia; komandantë nga misione dhe institucione ndërkombëtare etj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ushtarak dhe koordinimit rajonal përballë sfidave të reja të sigurisë ndërkombëtare.

Duke iu referuar zhvillimeve të sigurisë në Evropë, luftës në Ukrainë, kërcënimeve hibride dhe cenueshmërisë kibernetike, Nufi u shpreh se përballimi i këtyre sfidave kërkon angazhim të përbashkët.

“Siguria nuk mund të trajtohet më vetëm përmes përpjekjeve kombëtare. Qëndrueshmëria jonë kolektive varet nga aftësia për të bashkëpunuar, koordinuar dhe vepruar së bashku. Kjo është pikërisht vlera strategjike e Nismës për Bashkëpunimin në Mbrojtje”, theksoi ministri Nufi.

Nufi nënvizoi se bashkëpunimi mes vendeve anëtare duhet të shkojë përtej dialogut dhe të përkthehet në rezultate konkrete.

“Sot, ambicia jonë duhet të jetë ta çojmë këtë bashkëpunim edhe më tej. Besoj fuqimisht se duhet të shkojmë përtej dialogut dhe ta shndërrojmë mirëkuptimin tonë të përbashkët në rezultate konkrete operacionale: ndërveprueshmëri më të fortë, planifikim të koordinuar, stërvitje të përbashkëta, edukim ushtarak më efektiv dhe forca të afta për të vepruar së bashku në mjedise komplekse dhe sfiduese”, theksoi Nufi.

Duke u ndalur gjithashtu tek kontributi i Shqipërisë në misionet e drejtuara nga NATO dhe në misionet shumëkombëshe, përfshirë KFOR-in në Kosovë, Ministri Nufi cilësoi se ky fakt është “pasqyrim i bindjes sonë se stabiliteti në rajonin tonë është i pandashëm nga siguria e hapësirës më të gjerë euroatlantike.”

“Në këtë kuadër, Ballkani Perëndimor nuk ndodhet në periferi të sigurisë evropiane. Ai është pjesë përbërëse e saj! Për këtë arsye, ruajtja e stabilitetit, forcimi i besimit rajonal dhe avancimi i integrimit euroatlantik duhet të mbeten përparësi strategjike të përbashkëta”, shtoi ai ndër të tjera.

Nufi u shpreh se DECI duhet të vijojë të plotësojë dhe të përforcojë përpjekjet e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, duke krijuar mundësi shtesë për bashkëpunim, pa dubluar strukturat ekzistuese.

“Në këtë kuadër, Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të kontribuar në mënyrë aktive në këtë përpjekje të përbashkët, duke thelluar ndërlidhjen operacionale dhe duke garantuar që Forcat tona të Armatosura të jenë më të përgatitura për sfidat e së nesërmes”, tha ministri i Mbrojtjes.

E krijuar me nismën e Italisë, DECI është një iniciativë rajonale e krijuar në 2013-të me vende anëtare fillimisht, Shqipërinë, Italinë, Austrinë, Kroacinë, Slloveninë dhe Hungarinë. Më vonë kësaj iniciative i janë bashkuar edhe Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Së fundi edhe Rumania do të jete anëtarja me e re e DECI-t.

Qëllimi i kësaj nisme është promovimi në nivel rajonal dhe midis vendeve evropiane që ndajnë të njëjtat interesa në fushën e mbrojtjes, linja të përbashkëta veprimi dhe projekte bashkëpunimi që synojnë rritjen e stabilitetit në rajon dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve anëtare përmes pjesëmarrjes së përbashkët në operacionet ndërkombëtare, në projekte zhvillimore në fushën tekniko-ushtarake ose aktivitete trajnimi dhe edukimi.

 

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komisioni i Ligjeve miraton projektbuxhetin 2027, fonde shtesë për disa institucione
Next Article Durmishi paralajmëron gjoba deri në 200 mijë euro për praktikat e padrejta tregtare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?