By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Durmishi paralajmëron gjoba deri në 200 mijë euro për praktikat e padrejta tregtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Durmishi paralajmëron gjoba deri në 200 mijë euro për praktikat e padrejta tregtare
EkonomiMaqedoniTOP LAJM

Durmishi paralajmëron gjoba deri në 200 mijë euro për praktikat e padrejta tregtare

admin
Last updated: 28/11/2026 13:23
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 nëntor, Argument – Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka paralajmëruar ndryshime në Ligjin për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare, me të cilat gjobat do të rriten dhjetëfish dhe mund të arrijnë deri në 200 mijë euro.

Sipas Durmishit, ligji aktual zbatohet tashmë për dhjetë muaj dhe ka dhënë rezultate të caktuara, por jo në nivelin e pritur.

“Ndryshimet po përgatiten në bashkëpunim me të gjitha institucionet kompetente dhe sektorin e biznesit. Kemi mendime të ndryshme, por do të dalim me një qëndrim konkret”, deklaroi ministri gjatë një takimi informues me gazetarët.

Ai bëri të ditur se zgjidhjet e reja ligjore do të përfshijnë edhe marketet, përkatësisht zinxhirët tregtarë, si dhe distributorët, me qëllim forcimin e kontrollit dhe luftimin e praktikave të padrejta në treg.

Ndryshimet ligjore pritet të miratohen gjatë vitit të ardhshëm.

Ministri Durmishi paralajmëroi gjithashtu edhe hartimin e një Ligji të ri për veprimtarinë hotelierike, i cili pritet të rregullojë më tej funksionimin e sektorit të gastronomisë dhe turizmit.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tirana mikpret Konferencën e shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Nismës Rajonale të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes
Next Article Musliu-Shoshi për buxhetin e 2027-s: Qytetarët duan projekte, jo shifra e premtime

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?