By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Toshkovski: Fiks pas 30 vitesh po vjen një gjeneratë e re e policëve të ardhshëm me Shkollën e Mesme Policore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Toshkovski: Fiks pas 30 vitesh po vjen një gjeneratë e re e policëve të ardhshëm me Shkollën e Mesme Policore
Maqedoni

Toshkovski: Fiks pas 30 vitesh po vjen një gjeneratë e re e policëve të ardhshëm me Shkollën e Mesme Policore

admin
Last updated: 01/09/2026 16:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shtator, argument.mk/ – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, vizitoi sot Akademinë e Policisë, ku zyrtarisht filloi mësimi për 310 nxënësit e parë të gjeneratës së re në Shkollën e Mesme Policore “7 Maj”, e rikthyer pas tri dekadash.

Me nisjen e vitit të ri shkollor, Maqedonia pas 30 vitesh sërish do të ketë gjeneratë nxënësish që do ta përfundojnë arsimin e mesëm me profesionin e policit. Toshkovski u dorëzoi kontratat e shkollimit dhjetë kandidatëve të parë dhe u uroi fillim të mbarë, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti për Ministrinë dhe për të ardhmen e policisë.

“Më 1 shtator 2026, pas 30 vitesh nga regjistrimi i fundit, kemi një gjeneratë të re të policëve të ardhshëm që do të diplomojnë në Shkollën e Mesme Policore. Urime të gjithë fëmijëve që u regjistruan”, – tha ministri.

Ai shtoi se gjatë dy viteve të ardhshme nxënësit do të kalojnë një proces arsimor të plotë, ku përveç përkushtimit të tyre, rol të madh do të kenë profesorët, mentorët dhe edukatorët. Toshkovski shprehu bindjen se pas dy vitesh vendi do të krenohet me një numër të ri policësh të diplomuar.

Ministri falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në rikthimin e shkollës pas një pune të gjatë:

“Falënderim i madh për të gjithë ata që punuan me mund në dy vitet e fundit, që sot pas 30 vitesh të kemi sërish një Shkollë të Mesme Policore shtetërore.”

Rikthimi i Shkollës së Mesme Policore “7 Maj” është pjesë e procesit për forcimin e kapaciteteve kadrovike dhe arsimore të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me synim krijimin e gjeneratave të reja të policëve profesionistë, të trajnuar dhe të përgjegjshëm, të gatshëm për t’u përballur me sfidat e sigurisë moderne dhe për t’u shërbyer qytetarëve dhe shtetit.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shtatë blerje për “revolucionin”, Barcelona mbyll afatin kalimtar në mënyrë spektakolare
Next Article Mucunski – Berse: Diskutim për reformën dhe standardet evropiane, në fokus sfidat gjeopolitike aktuale
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?