Shkup, 1 shtator, argument.mk/ – Në kuadër të Bled Strategic Forum 2026, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zhvilloi takim me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berse.
Gjatë takimit, Mucunski konfirmoi përkushtimin e Maqedonisë ndaj parimeve dhe obligimeve që burojnë nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe instrumentet e tjera juridike relevante. Ai theksoi rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Biseda u përqendrua edhe në agjendën reformuese dhe harmonizimin me standardet evropiane, si dhe në sfidat gjeopolitike aktuale. Vëmendje e veçantë iu kushtua luftës në Ukrainë, mbështetjes dhe solidaritetit me këtë vend, si dhe rolit të rëndësishëm të Këshillit të Evropës në këtë kontekst.
Në takim u shpreh pritshmëria që bashkëpunimi konstruktiv të thellohet më tej, në prag të gjashtëmujorit të ardhshëm kur Maqedonia do të kryesojë Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.

