By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Toshkovski: Lufta kundër trafikimit të drogës mbetet prioritet i MPB
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Toshkovski: Lufta kundër trafikimit të drogës mbetet prioritet i MPB
Maqedoni

Toshkovski: Lufta kundër trafikimit të drogës mbetet prioritet i MPB

admin
Last updated: 29/09/2026 20:27
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 shtator argument.mk/ – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, mori pjesë sot në hapjen e trajnimit për hetimin dhe ndjekjen penale të veprave penale të lidhura me drogën, të organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trajnimi po zhvillohet në Akademinë e Policisë në Shkup dhe është pjesë e projektit që synon të mbështesë zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Drogën. Fokus i tij është forcimi i kapaciteteve për zhvillimin e hetimeve komplekse, përmes ndërlidhjes së hetimeve penale dhe financiare, konfiskimit të pasurisë dhe përdorimit të teknikave speciale hetimore.

Në fjalimin e tij, Toshkovski tha se lufta kundër trafikimit të drogës mbetet një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas tij, operacionet e realizuara deri më tani dëshmojnë angazhimin e institucioneve për përballjen me këtë formë të krimit.

“E filluam vitin duke zbuluar mbi 10 kilogramë kokainë, për të vazhduar me një nga operacionet më të mëdha, ku u sekuestruan mbi 40 tonë marijuanë dhe biomasë kanabisi. Në aksione të ndara u sekuestruan edhe 150 dhe 65 kilogramë marijuanë, ndërsa në aksionin e fundit, javën e kaluar, u zbuluan 680 kilogramë rrënjë kanabisi”, deklaroi Toshkovski.

Ai shtoi se gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar edhe disa raste që lidhen me heroinën dhe drogat sintetike, përfshirë amfetaminën, metamfetaminën dhe MDMA-në.

Sipas ministrit, fokusi i mëtejshëm duhet të jetë në avancimin e hetimeve, në mënyrë që veprimet policore të mos përfundojnë vetëm me zbulimin dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike, por të shtrihen edhe te personat dhe strukturat kriminale që qëndrojnë pas këtij aktiviteti, si dhe te flukset financiare që burojnë nga tregtia e paligjshme e drogës.

“Qëllimi ynë është që këto aktivitete të vazhdojnë me efikasitet edhe më të madh dhe të drejtohen jo vetëm në sekuestrimin e drogës, por edhe në zbulimin e personave, strukturave dhe flukseve financiare pas tregtisë së tyre. Kjo kërkon bashkëpunim të fortë ndërkombëtar, shkëmbim informacioni në kohë dhe veprim të përbashkët”, theksoi Toshkovski.

Në fund, ministri shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe operacionale të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe për bashkëpunimin me UNODC-në në kuadër të projektit dhe në luftën kundër krimit të organizuar.

You Might Also Like

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin

Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë

Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë

Hedhim ushqimi me vlerë triliona dollarë, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Jakup Huseini: Gjithnjë e më të fuqishëm, atmosferë fitoreje në Bërvenicë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Jankullovski dhe Manoleva në garë për kryetar të Odës së Mjekëve
Next Article Petrov: Shkëndija për iniciativën “12:05” ishte rezultati skandaloz i LSDM-së në zgjedhjet lokale
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?