By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Toshkovski për vizitë në kompaninë izraelite Elbit Systems, takim edhe me njeriun e parë të policisë izraelite, Rafael Engel
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Toshkovski për vizitë në kompaninë izraelite Elbit Systems, takim edhe me njeriun e parë të policisë izraelite, Rafael Engel
Maqedoni

Toshkovski për vizitë në kompaninë izraelite Elbit Systems, takim edhe me njeriun e parë të policisë izraelite, Rafael Engel

admin
Last updated: 07/03/2025 11:20
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 mars – Me ftesë të kompanisë izraelite Elbit Systems, e cila është partnere e jona shumëvjeçare në avancimin e sistemeve teknike dhe kapaciteteve të sigurisë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, veçanërisht në kuadër të projektit “Qyteti i sigurt”, këto ditë po qëndroj në Izrael, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Kjo vizitë, shkroi ai, përfaqëson mundësi të rëndësishme për shkëmbim të përvojave dhe njoftim me zgjidhjet më të reja teknologjike të cilat i zhvillon Elbit për përballje me sfidat moderne të sigurisë. Fokus i veçantë ishte vendosur në inovacionet në mbrojtjen e kufijve, sigurinë urbane dhe luftën kundër terrorizmit, si dhe mundësitë për integrim të teknologjive të avancuara në sistemin e sigurisë së vendit tonë.

“Gjithashtu, e vizitova Qendrën e Kontrollit të Policisë në Tel Aviv, ku u njoftova me funksionimin e sistemit të tyre të integruar të sigurisë. Qendra shfrytëzon mjete të avancuara dhe procese të automatizuara për reagim të shpejtë në incidente të sigurisë, që është shembull i shkëlqyer për menaxhim efikas me sigurinë publike dhe parandalim të krimit”, shkroi Toshkovski.

Në kuadër të vizitës, ministri Toshkovski ka realizuar takim edhe me njeriun e parë të policisë izraelite, Rafael Engel, drejtor i përgjithshëm në Ministrinë izraelite të Sigurisë Kombëtare, me të cilin ka biseduar për fuqizimin e bashkëpunimit në sferën e sigurisë dhe shkëmbimit të praktikave të mira në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Toshkovski ka shprehur ngushëllime të sinqerta për viktimat nga sulmi terrorist më 7 tetor të vitit 2023, si dhe mbështetje në të gjitha përpjekjet për kthimin e pengjeve të cilët ende nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre.

“Në takim u theksua se Maqedonia dhe Izraeli janë dy vende mike me përkushtim të përbashkët për sigurinë dhe stabilitetin, të cilat përmes shkëmbimit të njohurive, përvojave dhe zgjidhjeve teknologjike mund të avancojnë më tej kapacitetet e tyre të sigurisë. Ballafaqimi me kërcënimet terroriste dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar ishin ndër temat kryesore të diskutimit, me theks në nevojën e strategjive parandaluese dhe zgjidhjeve moderne teknologjike që sigurojnë reagim të shpejtë dhe efikas në mbrojtjen e qytetarëve, njoftoi Ministri i Punëve të Brendshme në Fejsbuk, duke shtuar se kjo vizitë paraqet një hap tjetër drejt forcimit të partneritetit ndërmjet Maqedonisë dhe Izraelit në fushën e sigurisë, si dhe në forcimin e strukturës moderne të bashkëpunimit me liderët botërorë në këtë sferë.

You Might Also Like

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm

Uji në Shkup është i sigurt për momentin, por nëse nuk sanohet deponia me krom në Jegunovcë, mund të ndodhë katastrofë

Temperatura të larta në vend, “Kryqi i Kuq” jep ujë për qytetarët

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gëzuar 7 Marsi! Puna në arsim duhet të prodhojë cilësi që hynë në veprim!
Next Article Sot shënohet 7 marsi, Dita e Mësuesit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?