By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trajtimi financiar për Forcat e Armatosura, Vengu: Rritje e numrit dhe cilësisë së rekrutëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Trajtimi financiar për Forcat e Armatosura, Vengu: Rritje e numrit dhe cilësisë së rekrutëve
Shqipëri

Trajtimi financiar për Forcat e Armatosura, Vengu: Rritje e numrit dhe cilësisë së rekrutëve

admin
Last updated: 21/01/2025 10:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Vendimi për rritjen e trajtimit financiar për 6000 efektivë të Forcave të Armatosura ka hyrë në fuqi nga 1 janari 2025. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu thotë se ky vendim për ushtarakët po jep frytet e para në objektivin që ka Ministria e Mbrojtjes për t’i bërë Forcat e Armatosura edhe më tërheqëse për brezin e ri.

Sipas ministrit Vengu, ky interes i shtuar ka sjellë jo vetëm rritjen e numrit, por edhe të cilësisë së rekrutëve, të cilët e vlerësojnë aktivizimin në Forcat e Armatosura si një mundësi afatgjatë për të bërë karrierë.

“Me angazhimin e trupave tona në misionet ndërkombëtare, rekrutët e rinj kanë mundësi që në një të ardhme të afërt të jenë përkrah trupave aleate dhe partnere, duke përfaqësuar Shqipërinë me profesionalizëm dhe dinjitet”, shprehet ministri Vengu.

“Jam ushtar i parë, Eglant Damiani. Jam pjesë e FA të Shqipërisë prej gjashtë muajsh. Kam ardhur në kursin SIA dhe kursi po ecën shumë mirë në batalionin Komando. Pjesa më e vështirë ishte fillimi i karantinës gjatë stërvitjes individuale bazë. Dua të jem pjesë e Forcave Komando, sepse kjo është forca më elitë në Shqipëri. Rroga po rritet çdo kohë dhe ne jemi shumë të kënaqur. I ftoj të gjithë të rinjtë që të bashkohen në FA për të dhënë kontributin e tyre si shtetas shqiptarë”, thotë ai.

Vendimi për rritjen e trajtimit financiar të efektivëve të Forcave të Armatosura është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 175/2024 pas miratimit nga Këshilli i Ministrave.

Nga ky vendim përfitojnë shtesë të trajtim financiar rreth 6000 efektivë të FA, prej të cilëve 2500 efektivë e marrin atë për herë të parë.

Trajtim më të mirë financiar do të përfitojnë edhe kapacitete kombëtare si: Forcat Speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, njësia cyber, dronët, forcat e dedikuara për emergjencat civile dhe shumë e shumë kapacitete të tjera.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Përkujtohen viktimat e “21 Janarit”, homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Next Article ARRSH: Reshje bore në zonat juglindore, drejtuesit të pajisen me zinxhirë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?