By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Transferimi i parave nga Maqedonia drejt Evropës, gjashtë herë më i lirë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Transferimi i parave nga Maqedonia drejt Evropës, gjashtë herë më i lirë
Maqedoni

Transferimi i parave nga Maqedonia drejt Evropës, gjashtë herë më i lirë

admin
Last updated: 28/11/2026 15:04
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 nëntor, Argument – Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA) ka ulur ndjeshëm kostot e transaksioneve ndërkombëtare, ndërsa kursimet nga tarifat bankare gjatë vitit të parë pritet të tejkalojnë pesë milionë euro.

Këtë e bëri të ditur guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, gjatë një seminari në Bankën Qendrore Evropiane në Frankfurt.

Sipas Sllaveskit, dërgimi i 500 eurove drejt vendeve anëtare të SEPA-s tashmë kushton gjashtë herë më lirë për qytetarët, ndërsa për kompanitë, kostot e transferimit të 20 mijë eurove janë ulur nëntëfish.

Guvernatori paralajmëroi edhe krijimin e një platforme rajonale për pagesa të menjëhershme, sipas modelit evropian TIPS.

Platforma e re do të mundësojë transferimin e parave në kohë reale, 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë, duke lehtësuar pagesat brenda dhe jashtë vendit.

Sllaveski theksoi gjithashtu rëndësinë e stabilitetit makroekonomik, investimeve cilësore, modernizimit teknologjik dhe inovacioneve për zhvillimin ekonomik dhe afrimin me Bashkimin Evropian.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shqipëria hap dy konsullata nderi në Austri, në Linz dhe Wiener Neustadt
Next Article Toshkovski për festimet e 28 Nëntorit: Policia është e gatshme, nuk do të lejojmë incidente!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?