By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Trashëgimia juaj do të mbetet përherë” – ambasadori Hovenier nderohet nga Policia e Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Trashëgimia juaj do të mbetet përherë” – ambasadori Hovenier nderohet nga Policia e Kosovës
Maqedoni

“Trashëgimia juaj do të mbetet përherë” – ambasadori Hovenier nderohet nga Policia e Kosovës

admin
Last updated: 10/12/2024 15:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Policia e Kosovës ka shprehur mirënjohje ndaj ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me rastin e përfundimit të mandatit dhe pensionimit të tij.

Në një ceremoni simbolike, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, së bashku me stafin ekzekutiv, i dorëzoi ambasadorit një flamur të palosur të Policisë së Kosovës, një certifikatë mirënjohjeje dhe një shenjë të Policisë me gravurën “Jeffrey Hovenier 007”.

Në certifikatën e mirënjohjes theksohet kontributi i jashtëzakonshëm i ambasadorit Hovenier për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës, si dhe për përkushtimin në avancimin e shkathtësive dhe zhvillimin e kësaj agjencie.

Policia vlerësoi gjithashtu rolin e tij në promovimin e sundimit të ligjit dhe parimeve demokratike, duke e cilësuar atë si një trashëgimi të përhershme.

“Përkushtimi juaj i jashtëzakonshëm ndaj zhvillimit të Policisë së Kosovës dhe avokimi juaj për një forcë policore shumë-etnike e plotësisht të integruar janë thelbësore për vizionin tonë të përbashkët. Prania juaj fizike do të mungojë, por trashëgimia juaj do të mbetet përherë,” thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, njoftoi sot se pas përfundimit të shërbimit diplomatik në Kosovë, do të pensionohet.

Hovenier tha se ishte nderi i karrierës së tij të shërbejë në Kosovë.

”Unë do të pensionohem nga shërbimi federal, pas 34 vitesh e shtatë muajsh, në fund të dhjetorit. Ishte nder dhe krenari për mua të punoj në Kosovë. Po ashtu ishte nderi i karrierës sime të punoj me ju në shumë mënyra, të ndihmoj në avancimin e  asaj që tashmë keni arritur dhe po e konsolidoni – një Kosovë e pavarur, sovrane multietnike dhe demokratike, një demokraci e suksesshme”, tha Hovenier ditën e dytë të edicionit të tetë të Konferencës për Integritet të Informacionit DISICON.

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Reagimi emocional i Selena Gomez pas nominimeve për Golden Globe Awards
Next Article Vellkovski: Zero tolerancë ndaj dhunës në çfarëdo forme, përfshirë dhe atë në botën digjitale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?