By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tregtia e jashtme e Kinës rritet 4.9 % në 11 muajt e 2024 – es
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Tregtia e jashtme e Kinës rritet 4.9 % në 11 muajt e 2024 – es
BotaKina

Tregtia e jashtme e Kinës rritet 4.9 % në 11 muajt e 2024 – es

admin
Last updated: 10/12/2024 14:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në 11 muajt e vitit 2024, vlera e përgjithshme e tregtisë së jashtme të Kinës arriti në 39.79 trilionë juanë (5.49 trilionë dollarë), me një rritje prej 4.9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas statistikave doganore të publikuara të martën.

Ndër to, eksportet arritën në 23.04 trilionë juanë, ndërsa importet 16.75 trilionë juanë, duke u shtuar përkatësisht 6.7 e 2.4 për qind.

Rritja ishte e ndjeshme veçanërisht në tregtinë e përgjithshme dhe tregtinë e përpunimit. Në 11 muajt e ketij viti vlera e përgjithshme e tregtisë së Kinës ishte 25.5 trilionë juanë, me një rritje prej 3.7 për qind, duke zënë 64.1 për qind të vlerës së përgjithshme të tregtisë së jashtme. Gjatë së njëjtës periudhë vlera e tregtisë së përpunimit ishte 7.22 trilionë juanë, duke u shtuar 3.6 për qind dhe duke përbërë 18.1 për qind të vlerës së përgjithshme.

Katër partnerët kryesorë tregtarë të Kinës ishin ASEAN-i, BE-ja, ShBA-ja dhe Koreja e Jugut, me një rritje të tregtisë dypalëshe me to përkatësisht 8.6 për qind, 1.3 për qind, 4.2 për qind dhe 6.3 për qind.

Në nëntor, Kina njoftoi një sërë masash politike për të nxitur rritjen e qëndrueshme të tregtisë së jashtme. Ministria e Tregtisë, Administrata e Përgjithshme e Doganave dhe departamente të tjera kanë shpallur po ashtu masa specifike për të përshpejtuar zhvillimin e integruar të tregtisë së brendshme dhe asaj të jashtme, për të optimizuar më tej mjedisin e biznesit në porte e për të lehtësuar zhdoganimin për ndërmarrjet.

You Might Also Like

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Orteku godet Himlung Himal, të paktën 10 të zhdukur, moti i keq pengon operacionet e shpëtimit

Reagon Beogradi pas arrestimit të nëntë personave në Zubin Potok

Para se të dalë në rrugë: si testohet një automjet kinez me energji të re?

“E vrava pa dashje”/ Trupi i 39-vjeçarit gjendet i copëtuar në Torino, festa me drogë përfundon në krim makabër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjyqtari Nexhmi Rexhepi, kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese
Next Article Hoxha i Kumanovës, Rexhail Aziri kërkon largimin e Shaqir Fetahut nga BFI-ja

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?