By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha i Kumanovës, Rexhail Aziri kërkon largimin e Shaqir Fetahut nga BFI-ja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Hoxha i Kumanovës, Rexhail Aziri kërkon largimin e Shaqir Fetahut nga BFI-ja
MaqedoniTOP LAJM

Hoxha i Kumanovës, Rexhail Aziri kërkon largimin e Shaqir Fetahut nga BFI-ja

admin
Last updated: 10/12/2024 14:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 dhjetor – Hoxha i Kumanovës, Rexhail Aziri, në një shkrim të tij , ka lëshuar akuza të rënda ndaj kreut të BFI-së Shaqir Fetahu-t, duke i bërë apel që të largohet përpara se situata të përkeqësohet, përcjell Zhurnal.mk

Zhurnal, ua sjell shkrimin e plotë në vijim:

“Këshillë me plot sinqeritet…

Largohu, Shaqir Fetau, përpara se situata të përkeqësohet aq shumë, saqë të rikujtojë fatin e udhëheqësve autokratë, diktatorë dhe sharllatan që kanë abuzuar me pushtetin e tyre. Kam këshilluar udhëheqës të BFI të RMV-së edhe më parë, por këtë herë po të drejtohem ty, me shpresën se ende mund të shmangësh një rrugë pa kthim dhe pasoja të rënda për institucionin që përfaqëson, i cili për besimtarët e këtij nënqielli është i shenjtë. Keqmenaxhimi i vazhdueshëm dhe përdhosja e çdo vlere nuk mund të justifikohen, as nuk mund të mbulojnë mungesën e cilësive që besimtarët presin nga një drejtues i denjë. Pa pikë turpi e pa asnjë ndjenjë ndërgjegjeje, në zgjedhjet e fundit ju arritët të shndërroni organet dhe institucionet e BFI-së (myftinitë) në shtabe zgjedhore, duke krijuar një makineri propagandistike që u shndërrua në luftë të egër, madje edhe kundër personaliteteve me integritet të lartë – një profesor-doktor, mjek i dëshmuar, lider partie. Për më tepër, ju ende vazhdoni me të njëjtin avaz, pa ndier asnjë fije turpi.

Mos harro se një ditë, kur zemërimi i besimtarëve dhe i shoqërisë të shpërthejë nga pakënaqësitë e akumuluara, ata që sot i ke përkrahës të nënshtruar, të cilët me zell kanë zbatuar urdhrat dhe dëshirat e tua të shfrenuara në organet e BFI-së, përfshirë edhe ato edukativo-arsimore, do të kthehen kundër teje. Atëherë, as falja e momentit, as simpatia e disa rretheve, nuk do të jenë mburojë.

Kjo këshillë nuk është një paralajmërim i thatë, por një ftesë e sinqertë për reflektim dhe përmirësim, sa ende ka kohë. Nëse nuk largohesh tani, do të vijë dita kur asnjë përpjekje nuk do të jetë e mjaftueshme për të ndrequr pasojat. Trego mençuri, lër vend për një njeri të denjë, që sjell dritë e drejtësi, dhe kështu ndoshta do të shpëtosh veten dhe institucionin nga një rrokullisje e pashmangshme.”, ka shkruar Aziri

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tregtia e jashtme e Kinës rritet 4.9 % në 11 muajt e 2024 – es
Next Article Lirohen Eurodizeli dhe Eurosuper BS-98

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?