By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump dhe Xi mbyllin samitin mes optimizmit dhe mosmarrëveshjeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump dhe Xi mbyllin samitin mes optimizmit dhe mosmarrëveshjeve
BotaKina

Trump dhe Xi mbyllin samitin mes optimizmit dhe mosmarrëveshjeve

admin
Last updated: 15/05/2026 13:06
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Pekin, 15 maj Zhurnal.mk – Presidentët Donald Trump dhe Xi Jinping përbyllën sot bisedimet vendimtare, duke pretenduar se kanë arritur përparim të rëndësishëm në stabilizimin e marrëdhënieve SHBA-Kinë, edhe pse dallimet e thella mes dy fuqive më të mëdha botërore mbeten për Iranin, Tajvanin dhe çështje të tjera, sipas AP.

Xi e priti Trumpin në rezidencën e tij zyrtare, Zhongnanhai, për angazhimin përfundimtar të samitit përpara kthimit të liderit amerikan në Uashington. Të dy udhëheqësit bënë një shëtitje të shkurtër nëpër kopshtet me pemë të lashta dhe trëndafila kinezë, si edhe kaluan nëpër korridore të mbuluara me kolona të gjelbra dhe harqe të zbukuruara me zogj dhe peizazhe tradicionale malore kineze.

Gjatë çajit dhe drekës, Trump dhe Xi, të shoqëruar nga ndihmësit kryesorë dhe përkthyesit, zhvilluan afro tre orë bisedime përpara se presidenti amerikan të përfundonte vizitën treditore në Kinë.

“Kanë qenë disa ditë vërtet të shkëlqyera”, u tha Trump gazetarëve.

Nga ana e tij, Xi e cilësoi vizitën si një “moment historik”. “Kemi krijuar një marrëdhënie të re dypalëshe, ose më saktë një marrëdhënie konstruktive, strategjike dhe të qëndrueshme”, tha ai.

Megjithatë, optimizmi përplaset me realitetin e vështirë të çështjeve më të ndjeshme mes dy superfuqive.

Pekini ka treguar pak interes publik ndaj kërkesave amerikane për t’u përfshirë më shumë në zgjidhjen e konfliktit me Iranin, edhe pse Trump deklaroi në një intervistë për Fox News se Xi kishte ofruar ndihmë për gjetjen e një zgjidhjeje.

Javët e fundit, Departamenti amerikan i Shtetit ka akuzuar kompani kineze se kanë furnizuar Iranin me imazhe satelitore, ndërsa Departamenti i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj rafinerive kineze të naftës të akuzuara për blerje të naftës iraniane.

Shtëpia e Bardhë beson gjithashtu se Kina mund të bëjë më shumë për të frenuar rrjedhën e kimikateve pararendëse të prodhuara në Kinë, të cilat përdoren në Meksikë për prodhimin e fentanylit ilegal.

Sipas zyrtarëve kinezë, Xi paralajmëroi Trumpin gjatë bisedimeve private se mosmarrëveshjet për Tajvanin, nëse menaxhohen keq, mund t’i çojnë dy fuqitë drejt “përplasjeve madje edhe konflikteve”.

Presidenti Trump u shfaq i impresionuar nga ambienti i rezidencës, duke thënë se trëndafilat ishin më të bukurit që kishte parë ndonjëherë. Xi premtoi se do t’i dërgonte fara trëndafilash.

Kompleksi Zhongnanhai, i ndërtuar rreth dy liqeneve artificiale të krijuara dikur për perandorët kinezë, shpesh krahasohet me Shtëpinë e Bardhë, Kremlinin apo  Shtëpinë Blu të Koresë së Jugut. Ftesa e Xi-t u interpretua si një përpjekje për t’i dhënë një ndjenjë personale vizitës së liderit amerikan.

“Mendoj se është një person i ngrohtë, në fakt. Por është krejtësisht i përqendruar te puna”, tha Trump për Xi në intervistën për Fox News. “Nuk ka lojëra”.

Qeveria kineze i organizoi gjithashtu Trumpit një ceremoni madhështore largimi. Ministri i Jashtëm Wang Yi e përcolli presidentin amerikan në aeroport, ndërsa nxënës të veshur me ngjyrat blu dhe të bardha të “Air Force One” valëvitnin flamuj amerikanë dhe kinezë në mënyrë të koordinuar.

Tajvani mbetet çështja më e rëndësishme për Kinën

Deklaratat e ashpra të Xi-t për Tajvanin dominuan vizitën, me zyrtarët kinezë që theksuan se dallimet për ishullin vetëqeverisës përbëjnë rrezikun më të madh për marrëdhëniet SHBA-Kinë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi për NBC News se politika amerikane ndaj Tajvanit mbetet “e pandryshuar” dhe paralajmëroi se do të ishte “një gabim i tmerrshëm” nëse Kina do të përpiqej ta merrte ishullin me forcë.

“Kinezët e ngrenë gjithmonë këtë çështje. Ne bëjmë të qartë qëndrimin tonë dhe vazhdojmë me temat e tjera”, tha Rubio.

Kina ka kërkuar javët e fundit të theksojë se Tajvani ndodhet në “thelbin” e interesave të saj. Trump ka treguar herë pas here paqartësi ndaj Tajvanit, duke nxitur spekulime se mund të jetë i gatshëm të zbusë lidhjet me Taipein.

Trump ka kërkuar që Tajvani të rrisë shpenzimet për mbrojtjen, ndërsa në dhjetor Shtëpia e Bardhë njoftoi një paketë armësh prej 11 miliardë dollarësh për ishullin, më e madhja ndonjëherë.

Kina kërkon hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Dy liderët ranë dakord se Ngushtica e Hormuzit, praktikisht e mbyllur që nga nisja e konfliktit me Iranin  duhet të rihapet për të mbështetur kërkesën globale për energji. Para luftës, rreth 20% e naftës botërore kalonte përmes kësaj ngushtice.

“Kemi ndjenja shumë të ngjashme për mënyrën se si duam të përfundojë kjo”, tha Trump pranë Xi. “Nuk duam që ata të kenë armë bërthamore”.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se Xi ishte kundër vendosjes së tarifave për anijet që kalojnë në ngushticë dhe kishte shprehur interes që Kina të blinte më shumë naftë amerikane për të ulur varësinë nga nafta e Gjirit.

Përpara mbërritjes së Trumpit në Pekin, Rubio deklaroi se zyrtarët amerikanë do të përpiqeshin të bindnin Kinën që të përdorte ndikimin e saj ndaj Iranit për t’i dhënë fund luftës.

Kina, megjithëse kritike ndaj bombardimeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, ka ndikim të madh si partneri më i madh tregtar i Teheranit. Ekonomistët paralajmërojnë se konflikti mund të ketë ndikim serioz edhe mbi ekonominë eksportuese kineze.

 A do të shpallen marrëveshje të mëdha tregtare?

Shtëpia e Bardhë kishte këmbëngulur përpara vizitës se Trump nuk do të shkonte në Kinë pa synuar rezultate konkrete në tregti.

Trump deklaroi se gjatë vizitës ishin arritur “marrëveshje fantastike tregtare”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Pala amerikane kishte shpresuar të siguronte angazhime kineze për blerje të sojës dhe mishit amerikan. Trump tha për Fox News se Xi kishte treguar gatishmëri që Kina të blinte 200 avionë Boeing nga SHBA.

Dy liderët diskutuan gjithashtu rritjen e importeve bujqësore amerikane nga Kina dhe mundësitë për zgjerimin e investimeve reciproke në tregjet e njëri-tjetrit. Administrata Trump synon gjithashtu krijimin e një Bordi Tregtie me Kinën për të trajtuar mosmarrëveshjet tregtare mes dy vendeve.

Trump, delegacioni i të cilit përfshinte edhe drejtuesit ekzekutivë të kompanive “Master Card” dhe “Visa” tha se kishte ngritur me Xi edhe çështjen e zgjerimit të aksesit të kompanive amerikane të kartave të kreditit në tregun kinez.

You Might Also Like

Araghchi: Nuk kemi besim te SHBA, negociata vetëm nëse Uashingtoni është serioz

Arabia Saudite dhe EBU kryejnë sulme hakmarrëse ndaj Iranit

Rusi-Ukrainë, shkëmbim i ri i të burgosurve të luftës

Tensione të reja në Hormuz, sekuestrohet një anije dhe fundoset një tjetër

Modi nis turneun diplomatik në Gji dhe Evropë për energjinë dhe tregtinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tensione të reja në Hormuz, sekuestrohet një anije dhe fundoset një tjetër
Next Article Nis pagesa e “TVSH-ja Ime”, mbi 528 mijë qytetarë përfitojnë kthim të mjeteve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Koha për Referendum në Maqedoni të Veriut, le të vendosin qytetarët e jo politikanët
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Komisioni për Sëmundje Infektive: Rrezik i ulët nga hantavirusi në Maqedoni
Maqedoni
Bie numri i porsalindurve për 30 % në dhjetë vite
Maqedoni
Petar Arsovski: Nuk është në rregull që Kodi Zgjedhor të miratohet pa opozitën, por edhe LSDM duhet të mendojë të kthehet prapa
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?