By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump: Putini dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump: Putini dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë
Bota

Trump: Putini dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë

admin
Last updated: 28/11/2026 13:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 20 nëntor, Argument – Presidenti amerikan, Donald Trump, u tha udhëheqësve evropianë se presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe është i gatshëm të arrijë një marrëveshje për përfundimin e saj.

Sipas medias amerikane “Axios”, Trump i bëri këto komente gjatë një bisede telefonike me liderët evropianë, ndërsa ata po zhvillonin një takim në Berlin me të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, si dhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Putini dëshiron t’i japë fund luftës, dëshiron që marrëveshja të arrihet dhe po lodhet nga kjo situatë”, tha Trump.

Gjatë bisedës, presidenti amerikan u bëri thirrje udhëheqësve evropianë, të komunikojnë drejtpërdrejt me kreun e Kremlinit, duke sugjeruar që kancelari gjerman Friedrich Merz të kontaktojë Putinin, për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje.

Trump shprehu gjithashtu bindjen se Putini është i gatshëm të negociojë dhe se edhe Zelensky mund të luajë rol në arritjen e një marrëveshjeje.

Deklaratat e Trump vijnë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përpiqen të ndërmjetësojnë një marrëveshje për përfundimin e luftës, ndërsa vendet evropiane kërkojnë të sigurojnë që çdo zgjidhje të mos vendoset pa pjesëmarrjen e Ukrainës dhe pa marrë parasysh interesat e sigurisë së Evropës.

Megjithatë, deklarata e Trump për gatishmërinë e Putinit për paqe nuk përputhet plotësisht me qëndrimet e fundit publike të presidentit rus.

Pas takimit me Trump dhe presidentin kinez, Xi Jinping në Shenzhen, Putini deklaroi se sulmet ukrainase ndaj urës strategjike, që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar, e bënin të pamundur rifillimin e negociatave për një armëpushim të kufizuar në sektorin energjetik dhe në transportin në Detin e Zi.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pse vezët në përgatitjen e ëmbëlsirave duhen shtuar një nga një?
Next Article Java Kombëtare, Shqipëria dhe Kosova bashkohen përmes kulturës, artit dhe trashëgimisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?