By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > “Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane
Bota

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

admin
Last updated: 19/02/2025 14:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ekziston një shqetësim i madh në shumë pjesë të Evropës për negociatat SHBA-Rusi edhe pse presidenti amerikan Donald Trump (78) përjashton një tërheqje të plotë të trupave amerikane nga Evropa.

Kështu shkruan mediumi prestigjioz gjerman BILD, sipas informacioneve të së cilit, shërbimet perëndimore të sigurisë dhe politikanët kanë frikë se negociatat që filluan të martën në Riad mund të çojnë në përfundimin e pranisë së trupave amerikane në pjesë të mëdha të Evropës, përcjell Telegrafi.

Në këtë kontekst, shkruan Bild, një zyrtar i sigurisë së Evropës tha: “Sipas informacioneve tona, bëhet fjalë për kërkesat e (Vladimir) Putinit të vitit 2021, pra tërheqjen e trupave amerikane nga të gjitha shtetet e NATO-s që iu bashkuan aleancës pas vitit 1990”.

Siç thekson mediumi gjerman, një skenar i rastit më të keq të cilit shumë ekspertë i druhen është ai i një pushtimi të menjëhershëm nga ushtria ruse i ish-republikave sovjetike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, si dhe një lufte në shkallë të gjerë me Poloninë.

Ish-ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis gjithashtu shpjegoi për X: “(Sergei) Lavrov kërkoi që NATO të kthehej në kufijtë e saj të vitit 1997 dhe të tërhiqej nga të gjitha vendet përveç Gjermanisë Lindore në interes të stabilitetit në Evropë. Pra, pse të mos e kërkojë Putini këtë në Riad?”.

Madje, sipas informacioneve të BILD, Italia po përgatitet edhe për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova.

“Atëherë aleatët evropianë do të ishin të vetëm në Ballkan kundër mikut të Putinit Aleksandar Vuçiq dhe ushtrisë së tij të fuqishme serbe”, thekson Bild, përcjell Telegrafi.

Në pjesën e fundit të shkrimit, mediumi gjerman sjell edhe një analizë të Financial Times, sipas së cilës: “Putini dëshiron që trupat e NATO-s të tërhiqen nga e gjithë ish-perandoria sovjetike. Zyrtarët evropianë besojnë se ka të ngjarë që Trump të pranojë të tërheqë trupat amerikane nga Baltiku dhe ndoshta më në perëndim. Kjo do ta linte BE-në të pambrojtur kundër një ushtrie ruse”.

Sipas informacioneve të BILD, aktualisht nuk janë në diskutim vetëm bazat amerikane në Ramstein të Gjermanisë dhe bazat e forcave ajrore në Britaninë e Madhe.

Kështu, vë në pah mediumi gjerman, pjesa tjetër e Evropës duhet të përgatitet për ndryshime të thella nëse Trump dhe Putin arrijnë një marrëveshje.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kinë, përcaktohen orientimet për zhvillimin gjatë periudhës 2026-2030

Hera e parë pas 500 vitesh, Mbreti Charles dhe Papa luten bashkë – Vizita në Vatikan, historike

Irani thotë se çdo sulm i ri ndaj tij do të jetë “një tjetër dështim”

Franca lëshon urdhërarrest për Bashar al-Assadin për krime kundër njerëzimit

BE-ja miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Mu duk më e rrugës ta varrosi diku vetë”, dy të akuzuarit japin versionet e tyre për rastin e vrasjes së biznesmenit Bedri Rexhepit
Next Article Ishte prezantuar si revolucion, tani është thjesht një copë plastike e shtrenjtë – Humane ndërpret funksionimin e AI Pin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?