By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Turq, indianë dhe nepalezë vijnë për të punuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Turq, indianë dhe nepalezë vijnë për të punuar
Maqedoni

Turq, indianë dhe nepalezë vijnë për të punuar

admin
Last updated: 28/11/2026 14:23
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntor, Argument – Shtetasit e huaj nga kontinenti aziatik, të cilët vijnë në Maqedoni për të punuar, përbëjnë grupin më të madh në strukturën e personave që janë vendosur në vend gjatë tri viteve të fundit. Këtë e tregojnë të dhënat statistikore, të cilat dëshmojnë për një rritje të konsiderueshme gjatë dy viteve të fundit.

Nëse në vitin 2023 në vend janë vendosur 4.961 persona, në vitin 2024 ky numër është rritur në 9.098, ndërsa vitin e kaluar ka arritur në 9.214 persona. Kjo do të thotë se gjithsej 23.273 persona janë vendosur në vend gjatë tri viteve të fundit.

Kjo rritje i atribuohet kryesisht ardhjes së shtetasve të huaj për t’u punësuar në sektorë të ndryshëm ekonomikë. Biznesmenët maqedonas kanë gjithnjë e më shumë nevojë për punëtorë të huaj, për shkak të largimit të kuadrove të reja nga vendi drejt shteteve të tjera.

Duket se viti 2023 ishte pikë kthese për intensifikimin e ardhjes së shtetasve të huaj në vend. Në atë vit ishte regjistruar për herë të fundit një numër relativisht i vogël i të ardhurve, rreth pesë mijë shtetas të huaj. Në mesin e tyre dominonin shtetasit me pasaporta turke, me të cilat në vend kishin ardhur 3.082 persona.

Ndërkaq, nga vendet aziatike atë vit kishin ardhur vetëm 150 persona. Prej tyre, vetëm 12 ishin nga India dhe shtatë nga Nepali.

Megjithatë, që vitin pasues të dhënat për praninë e tyre në Maqedoni ndryshuan ndjeshëm. Kështu, nga rreth nëntë mijë shtetasit e huaj që u vendosën në vend, plot 6.226 kishin ardhur nga Azia. Numri më i madh ishte nga Turqia – 5.063 persona, pasuar nga India – 266, Nepali – 266 dhe Bangladeshi – 261 punëtorë.

Ndërkaq, vitin e kaluar, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, shifrat filluan të ndryshojnë edhe më dukshëm. Kjo për shkak se u zvogëlua numri i punëtorëve që vinin nga Turqia, duke rënë në 4.059 persona, ndërsa u rrit ardhja nga vendet e tjera aziatike.

Gjatë kësaj periudhe, nga Azia erdhën gjithsej 6.132 punëtorë. Numri më i madh ishte nga India – 805 persona, pasuar nga Bangladeshi – 552, Nepali – 430 dhe Filipinet – 60.

Megjithatë, nga paralajmërimet e deritanishme është e qartë se në vitet e ardhshme numri i shtetasve të huaj që do të vijnë në Maqedoni do të vazhdojë të rritet.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, së fundmi deklaroi se vendi në përgjithësi ka problem me sigurimin e fuqisë punëtore dhe se është e mirëseardhur vendimi i Qeverisë për rritjen e kuotës vjetore të punëtorëve të huaj nga 10 mijë në 13 mijë. Sipas tij, vitin e ardhshëm kjo kuotë duhet të rritet edhe më shumë, duke arritur në 20 mijë punëtorë.

Numri i përgjithshëm i punëtorëve të huaj me leje qëndrimi vitin e kaluar ishte 6.128, që është tre herë e gjysmë më shumë krahasuar me pesë vjet më parë, kur leje kishin marrë 1.704 persona. Interesimi më i madh për punësimin e të huajve është në ndërtimtari, industri, hoteleri dhe tregti.

Biznesmenët maqedonas ankohen se procedura për angazhimin e punëtorëve të huaj në Maqedoni është e gjatë dhe mesatarisht zgjat nga tre deri në pesë muaj. Pengesat kryesore janë mungesa e inspektorëve, pritja e gjatë për viza dhe dokumentacioni voluminoz.

Punëdhënësit kërkojnë thjeshtimin e procedurave, ndërsa institucionet kompetente paralajmërojnë përshpejtimin dhe digjitalizimin e procesit. Ky është veçanërisht një problem i madh për kompanitë që angazhojnë punëtorë për aktivitete sezonale ose që kanë afate të përcaktuara paraprakisht për prodhimin.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Femicidi nuk fillon me vrasjen, institucionet duhet të reagojnë shumë më herët
Next Article Senati amerikan heton JD Vance për kontratat e naftës venezueliane

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?