Kryeministri i Polonisë Donald Tusk njoftoi se do të vizitojë Türkiyen javën e ardhshme për të diskutuar pjesëmarrjen e Ankarasë në sigurinë evropiane.
Sipas raportimeve të mediave polake, Tusk, duke iu drejtuar ligjvënësve dhe presidentit Andrzej Duda në Sejm, dhomën e ulët të parlamentit, ka shprehur shqetësime mbi sigurinë e Evropës dhe vendit të tij.
Tusk njoftoi se ka në plan të vizitojë Türkiyen javën e ardhshme. Ai theksoi se kanë “filluar të kërkojnë formate jo standarde” për të rritur sigurinë e vendit të tij dhe se kjo çështje do të diskutohet gjatë vizitës së tij në Türkiye.
“Gjithçka tregon se Türkiye është gati për këtë”, tha Tusk, duke shtuar se bisedimet do të përqendrohen në mënyrën se si Ankaraja mund të rrisë pjesëmarrjen e saj në përpjekjet e Evropës për sigurinë rajonale.
