By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: U kap duke thithur kokainë- Dr. Kuzmanovski do të marrë licencën për punë nëse kalon një trajnim tre mujor nën udhëheqjen e një mentori
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > U kap duke thithur kokainë- Dr. Kuzmanovski do të marrë licencën për punë nëse kalon një trajnim tre mujor nën udhëheqjen e një mentori
Maqedoni

U kap duke thithur kokainë- Dr. Kuzmanovski do të marrë licencën për punë nëse kalon një trajnim tre mujor nën udhëheqjen e një mentori

admin
Last updated: 24/10/2025 15:09
By admin 2 Min Read
Share
Screenshot
SHARE

Shkup, 24 tetor – Dr. Igor Kuzmanovski, ish-drejtori i Klinikës për Neurologji, i cili u shkarkua pasi në rrjetet sociale u përhap një video ku shihej duke përzier një substancë të bardhë pluhuri, do të mund të marrë përsëri licencën për punë nëse kalon një trajnim të specializuar tre mujor nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të një mentori. Kështu kanë vendosur anëtarët e Komisionit për çështje etike dhe juridike pranë Odës së Mjekëve.

“Pas përfundimit të trajnimit, mjeku do t’i nënshtrohet një provimi për kontroll të detajuar të njohurive dhe aftësive profesionale. Duke pasur parasysh se Ligji për mbrojtjen shëndetësore përcakton saktë kushtet për lëshimin, rinovimin, zgjatjen dhe heqjen e licencave për punë, dhe se aktualisht nuk ekziston ndonjë akt gjyqësor apo vendim ligjor që ndalon kthimin e licencës, Oda ka vendosur të zbatojë një mekanizëm të fortë kontrolli dhe edukimi”, thuhet në njoftimin e Odës së Mjekëve.

Nga aty informojnë se paralelisht me këtë proces, në Odë po zhvillohet edhe një procedurë e gjerë lidhur me sjelljen etike të doktorit.
“Oda ka shprehur publikisht dhe qartë dënimin moral për sjelljen e mjekut, duke theksuar se me veprimet e tij ka shkelur parimet etike dhe ka dëmtuar integritetin dhe reputacionin e profesionit mjekësor. Për të marrë një vendim përfundimtar dhe sa më të drejtë, Oda është duke pritur raportet nga komisionet e formuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Klinika Universitare e Neurologjisë, të cilat duhet të japin një pasqyrë më të gjerë për personalitetin profesional dhe aftësinë e përgjithshme të mjekut. Vendimi përfundimtar i Odës do të merret pas analizës së plotë të të gjitha provave dhe raporteve të mbledhura”, thuhet në njoftim.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article A do të ketë rivotim në 11 komuna? Pas KSHZ-së, vendosë Gjykata Administrative
Next Article Lopatka: Shoh mundësi të mira për Maqedoninë e Veriut për rrugën euro-integruese

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?